TIRANË - Këshilli ministrave ka reaguar për herë të parë zyrtarisht, për vjedhjen e bujshme të thesarit të Bankës së Shqipërisë. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, thuhet se qeveria e ka diskutuar këtë problem edhe në mbledhjen e fundit për këtë muaj. Përvec dënimin dhe konsiderimit të kësaj vepre si akt i rëndë kriminal, në komunikatë, qeveria inkurajon organet e drejtësisë që të japin një ndëshkim shembullor për këtë ngjarje.
"Qeveria e konsideron këtë akt të rëndë kriminal një sfidë të madhe për drejtësinë në radhë të parë, duke nisur nga Prokuroria që duhet të bëjë një hetim të gjithanshëm, të shpejtë dhe shterues për të ndëshkuar çdo person të përfshirë në krimin tronditës. Ky akt është po ashtu një sfidë e madhe për autoritetin dhe sigurinë e Bankës së Shqipërisë, e cila brenda kuadrit të pavarësisë së vet duhet të garantojë përmes rishikimit të gjithanshëm të rregullave e mekanizmave të funksionimit të brendshëm, mospërsëritjen e asgjëje të ngjashme në të ardhmen”- thuhet në deklaratë.
Ngjarja nga Këshilli i Ministrave shihet si një sfidë e madhe edhe për pushtetet e tjera vendimmarrëse, si Kuvendin dhe Qeverinë, që të analizojnë e të konkludojnë në mënyrë konstruktive e në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare, mbi nevojat e masat e duhura ligjore për të garantuar, në respekt të plotë të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, një sistem solid kontrolli e transparence të veprimtarisë së këtij institucioni kyç për mirëfunksionimin e shtetit shqiptar.
Gjithashtu në njoftim thekson se qeveria siguron gjithë shqiptarët se po e ndjek me shumë vëmendje ecurinë e veprimit të organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të krimit tronditës ku u vodhën 710 milion lekë të reja, por gjithashtu do luajë rolin e vet në çdo nismë, për të siguruar bankën qendrore të shtetit shqiptar.
Deklarata e plotë e Këshillit të Ministrave për vjedhjen e thesarit të BSH-së
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO