TIRANE- Shpresat për të gjetur paratë e vjedhura nga thesari i Bankës së Shqipërisë nga Ardian Bitraj, kanë shtrirë hetimet dhe tek shokët e nipit të këtij të fundit, Klevis Bejtaj. 26-vjeçari i cilësuar nga prokuroria si bashkëpunëtor në vjedhjen e 7.13 milion dollarëve nga daja i tij, sipas rrëfimit të disa shokëve të pyetur për këtë ngjarje nga prokuroria, herë pas herë Bejtaj organizuar festa, që kanë pasur fatura të majme financiare.

Bëhet fjalë për rreth katër festa që janë organizuar nga Bejtaj, ndërkohë që në dëshminë e tyre shokët e Bejtaj kanë treguar se herë pas here ata i kanë kërkuar para borxh, pasi e dinin që ai kishte gjithmonë lek me vete. Pyetja e pesë shokëve të Klevis Bejtaj, është bërë gjatë ditëve të kësaj jave nga prokuroria e Tiranës, me qëllim për të mësuar më tepër rreth aktivitetit të 26-vjeçarit që së bashku me dajën e tij Ardian Bitraj, është përfshirë në vjedhjen më të madhe të thesarit të Bankës së Shqipërisë.