Thethi mbulohet nga dëbora! Bllokohen rrugët, banori: Kemi 15 ditë kështu, po bien orteqe! Ademi dhe 'Emergjencat' heshtin, do njoftojmë ambasadat

THETH- Në një kohë që një pjesë e qyteteve të Shqipërisë "po vuan" nga përmbytjet, në Theth dëbora ka bllokuar rrugët dhe ka izoluar dhjetëra banorë. Në një video të mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com, një nga banorët thotë se kjo situatë vijon prej 15 ditësh dhe pavarësisht apelit që i është bërë organeve kompetente nuk është marrë asnjë masë.

Ai shprehet se situata është shumë e keqe, me orteqe që vijojnë të bien, teksa shton se të gjendur përballë kësaj heshtjeje nga Bashkia e Shkodrës dhe Emergjencave Civile, do të njoftojnë të gjithë ambasadat.

" Kemi 15 ditë që jemi të bllokuar, nuk merr masë as Voltana Ademi dhe as Emergjencat Civile. Kur flasin për zonat e përmbytura të Shqipërisë, edhe pse zonat malore janë të bllokuara. Me Ramën asnjëherë nuk folën për aksin rrugor të Thethit, ato thonë që në thonë se akset janë të hapura, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk e di pse nuk marrin masa për këtë zonë. Ne jemi në këtë zonë dhe nuk kemi rrugë, siç po e shikoni vetë dhe shikoni ku orteqet po bien te pjesa e Ezercës. Situata është shumë e keqe. Asnjëherë nuk janë marrë masa, është hapur rruga në muajin maj, kur i është tek bashkisë, gjynah që të mos e respektojnë këtë zonë. Kemi ngelur duke bërtitur përditë duke thirr Bashkinë dhe Emergjencat civile, do u bëjmë thirrje dhe ambasadave, njohim drejtorët e ambasadave që të na ndihmojnë se ndryshe nuk po merr masa", thotë banori.

Reshjet e dëborës kanë bllokuar akset rrugore, për pasojë banorët apelojnë për ndihmë nga shteti. Siç shihet në fotot që gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja sjell, trashësia e borës ka arritur deri në 30 cm. Banorët thonë se ky është një moment shumë i mirë për të bërë turizëm malor, por rrugët ua bëjnë të pamundur ardhjen e turistëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/01/2021 23:54

    30 cm=12 inch debore jane te zakonshme ketu ku une jetoj. Jam dakord me /FONI/ dhe /QYTETARI/.Nuk nderhyet sa kohe vashdon tufani,aq me teper qe ka dhe orteqe te vazhdueshme qe do rrezikonin jeten e borahapesve,gjithashtu me tere ato fitime qe nxirrni nga bujtinat,lini dicka menjane dhe blini nje ose dy makina per hapjen e bores e mbajini aty afer ,prane bujtinave ne ndonje hangar.Sa per thirrjen drejtuar ambasadave,megjithse e kuptoj qe eshte nje akt deshperimi e frustimi,nuk duhet ta beni se tingellon si idiotesi.Liruani mediave detyren qe t'i bejne presion e t'i shkulin veshin shtetit !

    Përgjigju
  • Foni: 10/01/2021 20:12

    Te nisin punen fadromat dhe te hidhet kripe....por kjo do bere pasi te kete mbaruar stuhia e bores...

    Përgjigju
    • Qytetari: 10/01/2021 21:50

      Keto banor, presin nga qielli, se nga Qeverija skan çar presin, nje fjal e urt popullore thot, çdo mbjellesh do korresh. Keto ato Bujtinat i mbajn 50 Euro nata, dhe taks asnje spagon, kan mbi 15 vjet qe vjelin per te rregulluar Bujtinat, su kujtu ndonjeri per te rregullu ate cop 15 km rruge. Fajin ta kerkojn te vetja jan dhe Malsore.

  • Auuuuuuu: 10/01/2021 19:40

    Shqiptaret ne pergjithesi njerez te trashe pak inteligjent.Po pse o bageti a nuk e dini se ambasadat e huaja jane ndertuar per tu sherbyer vendeve te tyre dhe ku mund te kafshojne pasurite e vendit ne favor te tyre?????Kjo eshte politika e te gjitha ambasadave ne te gjithe boten.Zgjidhni njerezit e duhur.Mos u genjeni nge Berisher e Ramollinj.Duhet nje burre si Enver Hoxha qe i dhimbsej vendi i vet.

    Përgjigju
  • ambasadat: 10/01/2021 19:30

    po thuajuni, mbase vijne per ndonje pace te ngrohte ... pastaj mos haroni andej eshte bukuri qe vret. zgjedhja eshte e juaja

    Përgjigju
  • Zefi: 10/01/2021 19:19

    E ka fajin ai qe vjen mrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë