MIRDITË- Një 46-vjeçar është arrestuar për shkak se ka thyer masën "arrest në shtëpi" dhe ka kërcënuar me thikë policin që i kërkoi mjetin e identifikimit.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mirditës, kur gjatë kontrolleve rutinë në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, efektivi i policisë i ka kërkuar ID, por 46-vjeçari me inicialet L.V, ka refuzuar, madje dhe kërcënuar me thikë që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.
Edhe më herët, ai ishte në masën "arrest në shtëpi" për të njëjtën vepër penale për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.