Theu masën e arrestit dhe doli në protestë për të hedhur sërish tritol, gjykata fut në burg Sokol Bushkolën! Një tjetër protestues në pranga

Tirane- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës së opozitës më 7 tetor kur u hodhën molotovë drejt kryeministrisë, selisë së PS-së dhe godinave të ministrisë së Brendshme dhe Infrastrukturës si dhe u kryen akte vandale në rrugët e Tiranës . 

Prokuroria kërkoi arrest në burg pasi protestuesi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës. 49 vjeçari nga Kruja nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ai u arrestua pas protestës së 28 majit para Bashkisë së Tiranës pasi akuzohet si autori i  hedhjes së molotovit që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve. Për protestën e 7 tetorit theu vendimin e gjykatës dhe doli në protestë për të hedhur sërish bomba molotov.

Prokuroria e akuzon Bushkolaj për 3 akuza: largim nga vendi i qëndrimi, për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr.

Sot u arrestua një tjetër protestues. Bëhet fjalë për një 22 vjeçar i cili akuzohet se hodhi molotovët drejt institucioneve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse".

Deri tani janë 4 të arrestuar për protestën e 7 tetorit. Dje u lanë në arrest shtëpie me kërkesë të prokurorisë dy protestuesit Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.

Ndërkohë policia e Tiranës nisi hetim në gjendje të lirë për 3 organizatorë të protestës së dhunshme të 7 tetorit, Gazment Bardhin, Flamur Noknë dhe Ervin Minarollin. Në gjendje të lirë po hetohen 9 persona, përfshirë 2 fëmijë i  mitur, ndërsa 8 janë në kërkim.

Në vijën e parë të akteve të dhunës dhe hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve dhe selisë së PS-së u përdorën grupe të rinjsh, shumica e të cilëve të mitur.
Nga sulmi i paprecedentë me molotovë e sende të forta, u lënduan 10 efektivë të policisë, dhe 2 protestues.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Protesta: 28/10/2024 10:04

    Pun malokesh. Nuk rri budalli dot rehat ne shtepi por do shkoj te hudhi molotov per bythen e shpellarit ne kat te 8 e per gomar mulin e per like shrekun

    Përgjigju
  • Pet.: 11/10/2024 16:46

    Po c`tu desh o njeri. Apo nuk qendroje dot ne liri?

    Përgjigju
  • gjergji: 11/10/2024 12:13

    Burgu eshte pak per te,nese denimi eshte me pak se 5 vite,ku te shoqerohet edhe demet materjale qe ai ka kryer,gjat kryerjes vepres penale

    Përgjigju
    • Deni: 11/10/2024 14:24

      Fusni Salen ne burg se e ka thy denimin me mijera here. Faktikisht snuk fare as kshu…ate duhet ta varesh prej fyti ke dritarja vet e le te qendroje aty i varur…sa here te kalojne njerezit,ti gjuajn me gure,shapka,gellboqe etj etj…eshte e merituar,asgje me shume se merite.

    • Gerdeci: 11/10/2024 14:02

      Fenë ia paskan lujt. Aty te rri se e kerkoi vete. Po ç'taksirat ne ta mbajme me ushqim?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Irani do të sulmojë Izraelin në ditët e ardhshme! UNICEF: 50 fëmijë të vrarë në 48 orët e fundit në Gaza

Media amerikane: Irani do të sulmojë Izraelin në ditët e ardhshme! UNICEF: 50 fëmijë të vrarë në 48 orët e fundit në Gaza