Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Levan të Fierit. Një 31-vjeçar ka mbërritur në urgjencën e spitalit të Fierit mëngjesin e sotëm. Policia njofton se plagosja ka ndodhur në një lokal në Levan, ku është goditur me thikë në bark shtetasi Fatjon Saliaj, nga 40-vjeçari D. H.
/Shqiptarja.com
sipas uniformave blu, i plagosuri po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
d.c./shqiptarja.com












