Thikë të riut, e dashura merr hak
pas plagosjes qëlloi vëllain e autorit

Thikë të riut, e dashura merr hak<br />pas plagosjes qëlloi vëllain e autorit
TIRANË - Një konflikt mes disa të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e thikës, ku ka mbetur i plagosur rëndë një 19-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në një prej lokaleve në zonën e njohur si Instituti Bujqësor, Kamëz. Ermir Hoxha në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij, kur i janë afruar disa persona dhe e kanë qëlluar me thikë në bark.

Ndërkohë që i riu ka mbetur i plagosur, mësohet që e dashura e tij ka marrë thikën dhe ka qëlluar në drejtim të njërit prej personave, i cili ishte vëllai i autorit të krimit. Mësohet se shkak i kësaj ngjarje është një sherr i mbartur një vit më parë, ku Ermir Hoxha ka qenë i përfshirë. Menjëherë pas ngjarjes 19-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë nga spitali babai i të riut Nexhit Hoxha, tregon për gazetën “Shqiptarja.com” se kanë mbetur të tronditur nga ngjarja që i ka ndodhur djalit të tij Ermirit. Ai thotë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij. “Djali doli në mëngjes nga shtëpia dhe u nis për në shkollë, sepse sot (dje) kishte një provim të mbartur që duhet ta jepte. Ka qenë me makinën e tij dhe në momentin që ka dalë nga makina për të shkuar në lokalin afër Universitetit i kanë dalë përpara 4-5 djem dhe njëri prej tyre i ka gjuajtur me thikë” thotë Hoxha.

Ai e mohon që djali të ketë pasur sherr me ndonjë person, pasi thotë se nëse Ermiri do të ishte përfshirë në ndonjë konflikt me siguri që ai do të ishte në dijeni. “Ermiri është një djalë i qetë dhe nuk bën sherr me ndonjë, as ne si familje nuk kemi pasur ndonjë herë probleme. Sa për autorin nuk e njoh fare dhe nuk e kam idenë se kush mund të kenë qenë ata persona.

Djali ka dalë vetëm dhe nuk ka qenë i shoqëruar” përfundon babai i adoleshentit. Ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk bëhen të ditur detajet. Ndërkohë është vënë në pranga autori i dyshuar i këtij krimi, Ernest Kolaj dhe është shoqëruar në komisariat edhe e dashura e 19-vjeçarit.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron