Thikë prindërve, Gjykata e Durrësit vendos me dyer të mbyllura për 25-vjeçarin

Thikë prindërve, Gjykata e Durrësit vendos me dyer të mbyllura për 25-vjeçarin

Hajri Neziri

Gjykata e Durrësit ka shpallur mos kompetencë për çështjen e 25-vjeçarit Hajri Neziri, i cili tronditi opinionin publik dy ditë më parë, pasi plagosi me thikë dy prindërit e tij, Destan dhe Asie Neziri.

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun, në një seancë me dyer të mbyllura, ndërsa çështjen e ka kaluar te Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila pritet të rikonfirmojë masën e arrestit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 qershor, teksa familja ishte duke parë ndeshjen e drekës së Botërorit, kur djali Hajri Neziri, 25 vjeç, fillimisht ka debatuar me prindërit Destan dhe Asie Neziri, 75 dhe 64 vjeç, më pas është konfliktuar fizikisht dhe i ka qëlluar me thikë.

Shkak për këtë krim ka qenë papunësia e të riut dhe bashkëjetuesja e tij, të cilën prindërit e 25-vjeçarit nuk e kishin pranuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit