'Thirri mendjes, hajde të votojmë amnistinë' Qefalia mesazh opozitës: Për votimin elektronik duhet të dakordësohemi të gjithë

Të premten e 19 janarit komisioni bipartizan i Reformës Zgjedhore nis punën. Zgjerimi i votimit elektronik në qarqet e vendit është një nga kërkesat edhe e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi

Deputeti socialist Xhemal Qefalia në një intervistë për emisionin “Studio live në Shqipëri’ në Report Tv e quan të domosdoshme votimin elektronik

“Personalisht mezi pres të kemi votim elektronik pasi do lehtësonte gjithçka por varet nga mundësia reale që ka komisioneri i zgjedhjeve. Në vullnetin e kësaj maxhorance jemi dakord, shpresojmë të ketë dakordësi dhe nga pala tjetër pasi votimi elektronik më 14 maj, në Kamëz a Elbasan pati sërish diskutime, edhe Vora. Duhet të bijmë dakord të gjithë që të mësohemi me elektronikën dhe në fund të shpallim rezultatin siç e shpallin dhe shtetet rreth e qark” tha Qefalia.

A është dakord maxhoranca për hapjen e listave e votën e diasporës së emigrantëve?

“Çdo propozim do të diskutohet të jeni të bindur e dakordësia do të jetë me shumicë votash” nënvizon ai.

Opozitës i bën thirrje të bashkojë votat për të kaluar ligjin e aministisë që do të lironte nga burgu gati 600 – 700 të burgosur që përfitojnë nga kriteret e përcaktuara nga ky pr/ligj i cili për të kaluar duhen 84 vota

“Ne kemi sjellë në kuvend ligjin për të liruar 600 veta nga burgu por që pengohet nga opozita e cila nuk vjen të votojë. Opozita t'i thërrasë mëndjes të vijë të votojë që këto 600 apo 700 sa janë të aminstohen” tha Qefalia për gazetarin Arbër Hitaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
PS ka ndezur motorët për zgjedhjet e 2025! Deputeti Qefalia: Tirana do ta rrisë numrin në 40 deputetë

 

PS ka ndezur motorët për të fituar mandatin e 4-të. Deputeti socialist Xhemal Qefalia thotë se tashmë janë lënë dhe porositë.

“Pas kongresit të PS në Tiranë ka filluar riorganizimi, ristartimi, rifutja në axhendë e pranimeve të reja”

Në zgjedhjet e 2025 Tirana do ta rrisë numrin nga 36 deputetë në 40 deputetë.

“Besoj që Tirana do ta rrisë numrin nga 36 deputetë në 40 deputetë pasi ka një fluks qytetarësh që janë instaluar në Tiranë. Ka nisur puna jonë për 2024 pasi ka mjaft qytetarë që nuk njihen pasi kanë qenë në qytete të ndryshme. Ky është dhe mesazhi që përcolli kryetari i bashkisë me drejtuesit e PS-së të 27 njësive” zbuloi Qefalia.

Ora 19:59
Xhelozi për emërimin e Blendi Gonxhes në qeveri? Ja si përgjigjet deputeti PS! Qefalia: Rama nuk është siç e shihni në Tv

 

Një ditë pasi mazhoranca miratoi mes kaosit dhe zhurmës së deputetëve të Rithemelimit, ministrat e rinj janë betuar sot në presidencë.

Por a ka krijuar xhelozira brenda PS-së emërimi i Blendi Gonxhes në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Për “Studio live’ të Arbër Hitajt në Report Tv Qefalia dha këtë përgjigje.

PS ka marrë 800 mijë vota, anëtarësia është 100 e ca mijë persona. Kemi fituar se e kemi hapur PS përtej të majtës dhe të djathtës. Nëse flasim për Gonxhen është një personalitet i rëndësishëm i ndryshimit rrënjësoj që ka ndodhur në Shqipëri nga diktatura në demokraci. Ato vite duhet të kishe shumë kurajo që të dilje kundër sistemit. Nuk ka asnjë lloj pakënaqësie. Kur sheh individë të tillë ndjehemi krenar njësoj si të ishte anëtar i flaktë i PS”

Qefalia zbulon dhe detaje të marrëdhënieve të kryeministrit Rama.

Rama të krijon përshtypjen e një njeriu që mban distancë e autoritar por më besoni që është krejt ndryshe nga ajo pamja në televizion, parlament apo takimet që bën. Me Ramën mund të bisedohet gjithçka. Madje në momentin që dakordësohesh në heshtje bëhesh kundërshtar me të. E them seriozisht. Rama kërkon vërejtje. Në shumë raste në grup ka dhe debate nga pr/ligje që vijnë nga qeveria. Por është shumë human, njerëzor dhe i dëgjueshëm. Nuk është në rrafshin që etiketohet nga opozita”

 

Ora 19:44
Qefalia: Berisha të japë llogari siç po japin ish ministrat e PS-së para drejtësisë

Sali Berisha prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie nga ku kërkesën e fundit drejtuar SPAK e ka për të marrë pjesë fizikisht në sallën e Kuvendit.

Nuk është ndjenjë e mirë të shikosh një person i cili ka pasur poste të larta të shtetit në këtë situatë, por deputeti i PS-së Xhemal Qefalia është i bindur në një gjë. Berisha nuk duhet ti shmanget drejtësisë por duhet të përballet me të për të dhënë shembullin e duhur.

I ftuar në “Studio Live’ e Report Tv tha se Berisha duhet të përgjigjet para drejtësisë siç po përballen dhe ish ministrat socialistë.

"Nuk kemi ndjesi krenarie. Ka qenë drejtues i shtetit me detyra të larta, i kryeministrit e presidentit dhe nuk ndjejmë kënaqësi por mesazhi që duhet të japë është të paraqitet para drejtësisë e të provojë fajësinë apo jo, pa pasur indikacione politike. Siç janë përfaqësues, ish ministra të PS-së japin llogari para drejtësisë. Nuk ndihemi krenarë ne e themi ua sa mirë që i ka ndodhur, por ai duhet të ulet në bankën e të akuzuarve nëse ai shpallet I pafajshëm është shumë mirë për të e Shqipërinë"

A trembet PS nga SPAK?

“Ishte PS që miratoi Reformën në Drejtësi. Çdo individ i korruptuar apo akuzohet për krime të ndryshime do të përgjigjet si qytetar i thjeshtë. Nuk mendoj se PS i trembet. Nuk ka asnjë lloj fobie apo stepje”

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!