Thirrja e Berishës: Këshilli i Europës të ndërhyjë me urgjencë, të krijojë komisione hetimore për 'RamaGate'! Nesër protestë e fuqishme para parlamentit

Sali Berisha kërkon që Europa të ndërhyjë me urgjencë për kryeministrin Edi Rama dhe të hetojë lidhjet e tij me Charles McGonigal dhe të krijojnë komisione hetimore. Sipas tij, Dorian Duçka ka marrë peng edhe zyrtarë të lartë europianë ndaj duhet të nisin hetimet. Për Edi Ramën shprehet se s’do mund t’i shpëtojë dhënies llogari për këtë çështje.

“I bëj thirrje Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të ndërhyjnë me urgjencë, të krijojnë komisione hetimore. Kjo sepse Duçka ka marrë peng edhe zyrtarë të lartë në vendet evropiane. Prandaj duhet të ndërmarrë një hetim të plotë se çfarë solli kjo. Kjo solli përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar për të goditur antikorrupsionin në Shqipëri, për të goditur opozitën në Shqipëri. Edi Rama nuk mund t’i shpëtojë kësaj kurrë. Prapa diellit të shkojë, ai do u thotë shqiptarëve gjithçka për këtë”, tha Berisha.

Ish kryeministri, ndonëse në protestat e mëparshme nuk ka arritur të mbledhë numër masiv protestuesish, nuk heq dorë nga 'revolucioni' që pretendon të bëjë pasi sipas tij, Rama ka synim të shkatërrojë opozitën. Ditën e nesërme i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë në orën 10:00 para parlamentit për protestë të fuqishme ndërsa vetë ai me 7 deputetë të tjerë (Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Greta Bardeli, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Flamur Noka) janë të përjashtuar nga seanca plenare prej kaosit që kanë shkaktuar më parë.

“Ndaj dhe nesër ju bëj thirrje qytetarëve të që protestojmë me fuqinë më të madhe përpara parlamentit. Ky është parlament i krimit. Sikundër deputetët tanë do të bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre. Para botës ka një parlament të vetëm që ka përjashtuar 23 deputetë vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer, për korruptimin e zbuluesit kryesor të vendit partner dhe mik të Shqipërisë”, tha Berisha.

Edhe në mbledhjen e sotme me deputetët, Sali Berisha e ka vënë theksin te dosja e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal duke thënë se Rama pezullon parlamentin dhe nuk pranon komision hetimor vetëm për të fshehur përfshirjen e tij.

“Janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve sepse afera Rama-McGonigal ishte një levë Arkimedi për konsolidimin për fitoren e paligjshme. Shqiptarët janë dëshmitarë për të gjithë mbëstetjen e jashtëzakonshme që iu dha Edi Ramës pavarësisht nga dhunimi i zgjedhjeve, pavarësisht hnga shndërrimi i vendit në protektorat krimi, pavarësisht nga vjedhjet e shfrenuara të fondit, buxhetit, pasurive publike të shqiptarëve. Prapa kësaj mbështetjeje, qëndronte dhe dora e zezë e Charles McGonigal. Ky është krim ministër që për të fshehur gishtin pezullon parlamentin, nuk pranon komisionin hetimor, refuzon opozitën që për të tretën javë kanë kërkuar seancën e pyetjeve siç i takon me ligj”, tha Berisha.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Berisha: Qytetarët të protestojnë nesër para parlamentit! Deputetët do përpiqen të arrijnë qëllimet e tyre

 

Sali Berisha ka bërë thirrje që edhe ditën e nesërme, qytetarët të protestojnë para parlamenti, ndërsa vetë ai me 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga seanca.

“I bëj thirrje qytetarëve që nesër të protestojnë para parlamentit. Ky është parlamenti i krimit. Deputetët tanë do bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre”, tha Berisha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 22/02/2023 15:47

    Nuk therrisni per revolucion po beni shantazh me dhune po nga therritjet e juaja as macet e rrugeve nuk po tremben me.

    Përgjigju
  • aleksadros: 22/02/2023 15:25

    ike se le name yyyy

    Përgjigju
  • Toni: 22/02/2023 14:33

    Do zvarritesh rrugeve

    Përgjigju
  • Edi: 22/02/2023 13:59

    Non-grata i thote Keshillit te Evropes ke te hetoj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime