Thirrja e historianit: Mos e harroni LANÇ-in, shënoi historinë në Luftën e Dytë Botërore

Thirrja e historianit: Mos e harroni LANÇ-in, shënoi historinë në Luftën e Dytë Botërore

Pëllumb Xhufi

Duhet të krenohemi për rezistencën që kemi bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu u shpreh historiani Pëllumb Xhufi në Shqip nga Dritan Hila.

Zoti Xhufi rrëfeu rëndësinë që ka pasur Lëvizja Nacional Çlirimtare që luftoi në Luftën e Dytë Botërore.

"Një historian shumë i njohur britanik e rendit Shqipërinë dhe Jugosllavinë, ndër dy vendet e para që kanë pasur numrin më të madh të viktimave në luftën për liri, në raport me popullsinë.

Po ashtu një nga historianët më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore e rendit Shqipërinë në 4 vendet e pushtuara nga nazi-fashizmi që kanë shprehur rezistencën më të madhe në Evropë. Jemi ne, Franca, Greqia dhe Jugosllavia.

Duhet t’i ruajmë vlerat që kemi, është bërë luftë për ekzistencë, jo luftë për të fituar vetëm territore. Mirëpo, çfarë ndodh. Më ftuan në një aktivitet për Luftën Nacional Çlirimtare në një shkollë, ku do të flisnin pedagogë. Tema ishin; ekonomia në Shqipëri gjatë luftës, kultura, sporti, etj.

Iu përgjigja: “Më fal vendosi edhe s*ksin. Po Luftën Nacional Çlirimtare ku e keni?”

Më erdhi keq që iu përgjigja kështu, pasi nuk e kishin me qëllim që e kishin lënë në hije këtë teme. Edhe Akademia e Shkenca para 5 vitesh kërkoi të rikujtojë ditën e çlirimit me temën: “Rezistenca antifashiste pa armë dhe uniformë”.

Ka një “përthyerje” konceptuale për këtë ngjarje të madhe, të cilën mund ta evidentosh nëse shkon nëpër bibliotekat e shkolla. Shko nëpër këto biblioteka dhe do të kuptosh se çfarë lexohet", tha Xhufi./ Dritare.net

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta