Thirrje SPAK të hetojë Berishën ‘Non Grata’/ Kuçana: Escobar po i bën presion drejtësisë! Karabina: SHBA-të kanë prova

TIRANË- Në emisionin ‘Studio Live’ ka pasur debat mes dy anëtarëve të Partisë Demokratike, por që tani më janë kundërshtare me njëra tjetrën, e që nuk ndajnë asnjë mendim të përbashkët në asnjë pikë. Çështja ‘Non Grata’ është ajo që i ndan më së shumti.

Në Report Tv, me gazetarin Arber Hitaj, Ilirjana Kuçana nga ‘Rithemelimi’ ka hedhur akuza në drejtim të Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar. Thirrjen e tij që autoritetet shqiptare të hetojnë ‘Non Gratën’ e Sali Berishës, Kuçana e ka cilësuar si ndërhyrje në drejtësinë shqiptare.

“Po ndërhyn në politikat e brendshme të një shtetit, duke i bërë presion institucioneve shqiptare. Sistemi gjyqësor është i pavarur, nëse Escobar ka qoftë se një fakt le ta bëj publik dhe ne do distancohemi, nuk i besojmë përralla të tilla”, tha Kuçana.

Nuk ka qenë e këtij mendimi Mirela Karabina, mbështetëse e grupit të Alibeajt.  

“Që të jesh e besueshme duhet të mbash një qëndrim, të del sekretari i shtetit më të fuqishëm të botës që thotë kemi fakte, ato nuk të ndërhyjnë”, tha ajo, teksa ka shprehur rezerva për qëndrimet që ka mbajtur deri më tani, PD-ja e Berishës.

Ajo është e mendimit, që me protestat e fuqishme që ‘Rithemelimi’ ka trumbetuar me të madhe, duhet ta kishin rrëzuar qeverinë Rama, por kjo nuk ka ndodhur. Arsyen pse Rama është ende në pushtet, Karabina e gjen te PD-ja, duke argumentuar se demokratët nuk janë ende gati për të marrë drejtimin e  vendit, pasi kanë prej më shumë se një viti që merren me hallet e tyre, sesa të qytetarëve.

“Jeni ende grup i ‘Rithemelimit’. Nuk e keni shumicën, PD është aty ku është Alibeaj. Demokratët duhet të zgjedhin. Nuk besoj te primaret se shikoj veprimet që ka bërë Foltorja, nuk mundet që në këtë gjendje të bëjmë primaret kur s’kemi besueshmëri te njëri tjetri, opozita merret me ndarjen e njerëzve të saj. (...)Problemi kryesor është te ndarja, ka një ‘Non Grata’ që e ka  bërë të qartë që nuk pranojmë njerëz që nuk bashkëpunojmë, dhe e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre. Unë Ramën e kam kundërshtar. Opozita ka një vit që merret me hallet e saj, jo të njerëzve. I ka borxh shqiptarëve se nuk e ka kryer misionin e saj, ka qenë në pushtet disa herë dhe në kaq vite ne jemi sot në një situatë që nuk jemi një parti anti-komuniste, që jemi shkëputur nga komunizmit. Vendim politik dhe patriotik, se PD i ka borxh familjeve shqiptare që kanë vuajtur në atë regjim”, tha Karabina.

E në një kohë kur palët janë ulur në diskutime, Kuçana flet për përçarje edhe në grupin e Alibeajt.

“Edhe mes grupit të Alibeaj kanë përplasje mos mendoni se janë të gjithë në të njëjtin mendim”, tha Kuçana.  

Debate pati edhe për primaret.

Kuçana: Është e hapur për cilin do që të hap në garë, nuk është më në dorë të kryetarit, po të elektoratit. (...) Le të vijë të krijojë një fraksion

Karabina: Në realitet nuk është kështu, kështu flitet në studio

Kuçana: Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka pasur një debat

Karabina: Folën për një kandidat për Tiranën, kush e vendosi këtë

Kuçana: Kandidati që do dalë në primare

Karabina: Po sikur jemi në bisedime

Kuçana: Kemi nevojë që ndoshta duhet të dalim përtej PD

Në një kohë që presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 14 majin si datën e zgjedhjeve vendore, PD-ja vijon të jetë e ndarë dhe nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët se si do i drejtohen elektoralit të tyre. 

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur