Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka artikuluar akuza të reja ndaj Partisë Demokratike të Sali Berishës duke shprehur shqetësim për faktin se studentët po ‘armatosen si mercenarë’ e po përdoren prej saj si ‘mish për top’ në protestat e dhunshme që kanë tronditur kryeqytetin në mbi 3 dekada.
Përmes një videoje ku shfaqet aktivistja e PD-së Ilirjan Koçana dhe një grup protestuesish të rinj, në çantat e të cilëve ka çekiçë, sende të forta e lëndë plasëse, Koçiu akuzon drejtpërdrejt Sali Berishën dhe opozitën se po shfrytëzojnë të miturit për qëllimet e tyre politike, duke e cilësuar këtë si strategjinë e një opozite të falimentuar moralisht dhe politikisht.
“Sado të përpiqet Saliu dhe çeta e tij huligane, që nuk heziton të shfrytëzojë as të miturit për hallin e tyre, Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas në flakë, kaos e në tym”, premton ajo.
“Detyra jonë është t’i japim të rinjve aspiratën e Shqipërisë Europiane, hapësirat e zhvillimit dhe mundësitë e së ardhmes, jo shishen me benzinë e molotovin e së shkuarës”, shton Koçiu.
Deklarata e plotë
"Mos e prek studentin me dorë, por armatos të mitur si mercenarë dhe nisi si mish për top. Kjo është e vetmja strategji e një opozite të falimentuar moralisht dhe politikisht. Sado të përpiqet Saliu dhe çeta e tij huligane, që nuk heziton të shfrytëzojë as të miturit për hallin e tyre, Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas në flakë, kaos e në tym. Detyra jonë është t’i japim të rinjve aspiratën e Shqipërisë Europiane hapësirat e zhvillimit dhe mundësitë e së ardhmes, jo shishen me benzinë e molotovin e së shkuarës" shkroi Koçiu
Taulant Balla ka akuzuar sërish Sali Berishën se po përdor deputetë e kandidatë për të nxitur dhunë në protestat që po mbajnë kryeqytetin mbërthyer që prej së martës.
Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale një video ku shfaqet policia duke ndaluar demokraten Ilirjana Kuçana, e cila ndodhej mes një grupi protestuesish të rinj, në çantat e të cilëve shihen sende të forta dhe lëndë plasëse
"O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë! ‘Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri" shkruan Balla në rrjete sociale.
Përmes këtyre pamjeve, Balla ia faturon drejtpërdrejt Berishës përgjegjësinë për dhunën në protesta, duke pretenduar se bombulat e zjarrit janë mbajtur në çantat e personave të lidhur me Partinë Demokratike.
Vetë Berisha nuk e ka fshehur, përkundrazi , ka marrë përsipër autorësinë e këtyre protestave dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të vazhdojnë protestën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama










Komente
Komento