Thirrje të dëshpëruara për të ndalur turpërimin që po i bëhet PD

Thirrje të dëshpëruara për të ndalur turpërimin që po i bëhet PD

Të fundit që kanë shans të regjistrohen ende si kandidatë deri më 13 maj, janë kryetarët e bashkive në detyrë. Këtë gjë e bëri sot Kryetari në detyrë i Bashkisë së Finiqit, i cili është regjistruar sot si kandidat i pavarur pranë KZAZ. Janë dhe 15 bashki të tjera të opozitës që kanë kryetar në detyrë, të cilët kanë lehtësinë të regjistrohen vetëm duke plotësuar formularin, pasi janë kryebashkiakë në detyrë.

Është kjo arsyeja që Lulzim Basha dita ditës po trash zërin që nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, dhe nga ana tjetër hap lajme të rreme “të minutave të fundit”, të tipit “Gjermania ka marrë në telefon Edi Ramën”, “Amerikanët do bëjnë diçka e do shtyjnë zgjedhjet” dhe broçkulla të tjera.

E vërteta është se faktori Perëndimor është shumë më i unifikuar dhe më i vendosur se vetë Edi Rama për të mos shtyrë zgjedhjet dhe për të mos bërë marrëveshje me opozitën për këtë çështje. Dhe këtë më mirë se kushdo e di Lulzim Basha.

Problemi i tij janë pikërisht kryebashkiakët në detyrë, të cilët duhet t’i gënjejë, deri më 13 maj, që ata të mos regjistrohen për zgjedhje.

Kjo u pa qartë dhe në betejën ligjore që Lulzim Basha tentoi t’i bëjë Bindjes Demokratike duke tentuar çregjistrimin e saj. Përmes kontrollit që ka mbi KQZ, ai tentoi të bllokonte shkuarjen e përfaqësuesve të KQZ në Kolegjin Zgjedhor gjatë seancës gjykimit dhe prodhoi një fushatë dizinformuese, gjoja për firma fallco.

Por OSBE dhe disa përfaqësi të huaja Perëndimore në Tiranë i dhanë mbështetje KQZ, që të shkonte në Kolegj dhe të mbronte vendimin e saj dhe ishin dakord me procesin e regjistrimit.

Nëse do të ishin me Lulzim Bashën, natyrisht do bënin të kundërtën.

Tashmë shpresa e fundit e Bashës është të frenojë kandidatët e pavarur që janë kryetarë në detyrë dhe të përhapë fjalë se do destabilzojë zgjedhjet duke tentuar të marrë komisionerë që nuk i takojnë dhe të bëhen kamikazë në qendra votimi.

Aktualisht në betejë kanë hyrë 6 kandidatë të pavarur, që janë regjistruar me komision nismëtar, dhe kanë shansin dhe 16 kryebashkiakët në detyrë ta bëjnë të njëjtën gjë. Bindja Demokratike duket se po mbulon shumicën e bashkive të vendit me kandidatë edhe pse në një afat të shkurtër kohor, çka tregon se gatishmëria brenda elektoratit të PD për të marrë pjesë në zgjedhje, është shumë më e madhe se ajo që tentojnë ta eklipsojnë me protesta të dhunshme, militantët e Lulzim Bashës.

Kërcënimet e tij banale se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe përbetimet e tij si për “Betejën e Stalingradit”, duke prishur zgjedhjet me komisionerë, janë shenja dëshpërimi, për të ndalur turpërimin e madh që mund t’i bëjnë dhe disa kryabashkiakë në detyrë, ndaj të cilëve po ushtrohet realisht terror, duke e kthyer Partinë Demokratike në forcën e vetme në botë, që kërcënon të drejtën kushtetuese të njerëzve për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

Është thjeshtë një klithmë dëshpërimi që të ndalet turpërimi që po i bën vetë PD duke plotësuar mbi 70 për qind të vendeve në Kuvend dhe akoma më keq turpërimi që mund t’i vijë dhe nga kandidatët që janë aktualisht kryetarë bashkish.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 10/05/2019 23:35

    Kujt i plasi... se muk met pjes Lulaqi

    Përgjigju
  • Tosi: 10/05/2019 06:39

    Forma e mitingjeve të Lulit taman si ato të Fyrherit para ardhjes në pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën