Thirrjet nacionaliste në Himarë, disa
grekë e shqiptarë në ndjekje penale

Thirrjet nacionaliste në Himarë, disa<br />grekë e shqiptarë në ndjekje penale
HIMARE- Pas ngjarjes së ndodhur në qytetin e Himarës 2 ditë më parë, gjatë përkujtimores së shtetasit Aristotel Guma, disa persona janë nën hetim. Disa shtetas grekë dhe shqiptarë akuzohen për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale”.
 
Gjatë ceremonisë përkujtimore në 3-vjetorin e vdekjes së Gumës, “Agimi i Artë” ka bërë thirrje nacionaliste ndaj Shqipërisë.
 
Pas kësaj ngjarje, policia e Vlorës ka nisur një hetim për ngjarjen, dhe ka kryer të gjitha veprimet e para proceduriale, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
 
Ndërkaq, sipas policisë së Vlorës, po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

DEKLARATA E PLOTE E POLICISE SE VLORES
Në lidhje me ngjarjen e datës 11.08.2013 në qytetin e Himarës, ku gjatë përkujtimores (3-vjetori i vdekjes) të shtetasit Aristotel Guma, nga disa persona te pranishëm ne këtë përkujtimore, shtetas shqiptar dhe grek, janë bërë thirrje për urrejtje nacionale ju bëjmë me dije se : 
Nga ana e strukturave te Drejtorisë Policisë Qarku Vlore janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë në ngarkim të disa shtetasve shqiptare dhe grek për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale” parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal. 
Drejtoria e Policisë Qarkut Vlore ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlore po punojnë për dokumentimin e plote te kësaj ngjarje. 
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator