Thirrjet ndaj tij nga protestuesit kundër ligjit për zonat e mbrojtura, Braçe: Hajdutë mjedisorë! Janë pasuruar me fondet e huaja që i kanë përvetësuar

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reguar ndaj grupit të protestuesve të cilët thirrën ndaj tij frazat “turp, turp” ndaj tij pas kalimit në Kuvend të ligjit për zonat e mbrojtura që u hap rrugë ndërtimeve ekologjike në funksion të ekonomisë se komuniteteve.

Braçe tha se askush nuk mund ta përmendë emrin e tij në akte antiligjore apo shkelje në Divjakë ose në të gjithë territorin e vendit. Duke iu drejtuar protestuesve si ‘hajdutë mjedisorë’, Braçe tha se nuk ka në emër të tij asnjë sipërfaqe ndërtimi në asnjë prej zonave më kryesore të Divjakës.  

“Dua të kthej një përgjigjie të qartë e shteruese për çdo hajdut mjedisor përfshirë edhe hajdutin mjedisor të Sali Berishës që sot në krye të një grupi të vogël kontestuesisht thërrisnin “Turp, turp” ndaj meje aty tek rruga para parlamentit.  Nuk ka shans asnjë nga ju, hajdutët mjedisorë të këtij vendi të vendosë emrin tim në krahë të një akti ligjor apo antiligjor grabitjeje vjedhje apo shpërdorimi në Divjakë apo në gjithë territorin e vendit. Ftoj secilin nga ju hajdutët mjedisorë të provojë të kundërtën.  Përndryshe t’i vërë gojës tel para se të zërë në gojë emrin tim. Erion Braçe nuk zotëron sot në Divjakë, në fushë apo kodër, në hapësirë bregdetare apo kudo qoftë edhe një milimetër katrorë tokë. Ka qenë zgjedhja ime dhe do i qëndroj”- tha Braçe.

Ai tha se të vetmet ndërtime në parkun e Divjakës dhe të Karavastasë janë kryer gjatë kohës kur Sali Berisha ka qenë kryeministër dhe gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Ndërsa paralajmëroi se do të zbardhte rastet kur tha se ish-zyrtarë të qeverisë së Sali Berishës, asokohe kryeministër, janë bërë të pasur me fondet e huaja të përcaktuara për parkun Divjakë-Karavastasë, duke i shpërdoruar dhe përvetësuar.

“Në harkun e 11 viteve, në parkun e Divjakës edhe të Karavastasë nuk është lejuar si zgjedhje e imja, apo e qeverisë që në këtë hapësire të ndërtohet qoftë edhe një milimetër katror. Çdo ndërtim që është aty daton nga koha e Enver Hoxhës apo Sali Berishës, përfshirë edhe nga ky hajduti, gardiani i hapësirave mjedisore. Nuk ka asnjë ndërtim të lejuar nga ne, të dëgjoj që e keni mbrojtur ju Parkun e Karavastasë është t’j bësh vetes ‘bam, bam, bam’. Ju, hajdutët mjedisorë, thënë këtë për parkun Divjakë-Karavasta, ka patur fonde të brendshme dhe të huaja që i keni përdorur dhe përvetësuar. Nga të gjitha fondet që keni marrë, nuk ka asgjë që të ketë mbetur në parkun ‘Divjakë Karavasta’. Tani bëhunu gati, jam unë që do kërkoj dhe do bëj transparencë tek kombëtarët e ndërkombëtarët për paratë e fondeve që ju kanë bërë juve hajdutëve mjedisorë të pasur. Fillon tani dhe do mbarojë deri në qindarkën e fundit”- e mbylli Braçe reagimin e tij.

 

 

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • llazi: 22/02/2024 20:54

    Pastertia e Erjon Braces eshte q qarte,keta gjoja protestues jane gomere qe shkojne pas Sali non grates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni