Thirrjet raciste e përdhosja e simboleve kombëtare! Edhe Federata e Futbollit e Kosovës i ankohet UEFA-s: Të papranueshme, skena të tilla të dënohen ashpër

Thirrjet raciste e përdhosja e simboleve kombëtare! Edhe Federata e Futbollit e Kosovës i ankohet UEFA-s: Të papranueshme, skena të tilla të dënohen ashpër

Flamujt shqiptarë dhe te Kosoves të përdhosur nga tifozët çekë ne ndeshjen Çeki - Shqipëri

Prishtinë- UEFA do të ketë dy ankesa, nga dy federatat shqiptare lidhur me përdhosjen e simboleve kombëtare dhe thirrjet raciste që u shfaqën gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës, të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim”, si dhe thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve, që u dëgjuan gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Serbi-Zvicër dhe Çeki-Shqipëri.

“Këto akte të papranueshme, e të cilat po ndodhin në vazhdimësi nga tifozë serbë dhe tifozë të disa vendeve tjera që janë të afërta me grupet e tilla serbe, nuk kanë vend në futboll dhe në asnjë arenë sportive, pasi përhapin urrejtje dhe përçarje mes popujsh e shtetesh”, shkruan FFK në një deklaratë zyrtare të publikuar sot (13 tetor) në faqen e saj online.

Federata rikujton se incidente të tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë prandaj ka përgatitur ankesë zyrtare për në UEFA.

“Rikujtojmë se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë. Futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo.

“FFK, si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen”, vijon reagimi.

Një ditë më parë edhe Federata Shqiptare e Futbollit në Tiranë deklaroi se do të përgatisë një note proteste në UEFA për të kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për thirrjet e tifozëve çekë dhe përdhosjen e simboleve kombëtare gjatë ndeshjes së vlefshme të Ligës së Kombeve, Çeki - Shqipëri mbrëmjen e 11 Tetorit.

Pas përdhosjes së simboleve kombëtare në stadiumin "Epet Arena", në Pragë të Çekisë pati dhe përleshje mes tifozave kuq e zi dhe atyre çekë. Nga pamjet e publikuara në rrjete dukej qartë se ka pasur një përleshje në stadium dhe jashtë tij pas ndeshjes, duke u dashur ndërhyrja e policisë dhe sigurisë për të qetësuar situatën.

Stadiumet e futbollit duhet të shërbejnë si arena spektakli për tifozët e mirëfilltë e jo si vend për të shpërfaqur irredentizëm, racizëm e ofendime të llojllojshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro