
Ka rinisur pas 52 minutash ndeshja Rumani Kosovë e vlefshme për Euro 2024. Ndeshja u ndërpre pas tensioneve në fushë, ku tifozët vendas shpalosën edhe një pankartë në të cilën shkruhej ‘Kosova është Serbi’. Kaq mjaftoi që futbollistët e Kosovës të dilnin nga fusha dhe të braktisnin lojën pas fërshëllimës së arbitrit, për të rinisur më pas ndeshja pas 52 minutash.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Dy gola në fund thyejnë Dardanët! Rumani - Kosovë ndërpritet për 52 minuta, UEFA me dorë të hekurt kundër diskriminimit! Dardanët lanë fushën pas pankartës ‘Kosova është Serbi’









