Presidenti i ri i ekipit të Interit, Thohir ka një tjetër zgjedhje përpara për të bërë mes Valter Sabatinit dhe Igli Tares për postin e drejtorit teknik. 

Mediat italiane shkruajnë se Igli Tare është në preferencat e biznesmenit të njohur indonezian, i cili mund të përfshijë ish-sulmuesin e njohur shqiptar në projektin e tij për të ndërtuar Interin e madh.

Aktualisht Tare është pjesë e ekipit të Lazios prej disa vitesh si futbollist, por edhe si drejtor teknik duke rezultatuar i suksesshëm dhe mesatarisht i vlerësuar nga opinioni sportiv dhe mediat për punën që ka bërë, sidomos përsa i përket emrave të njohur që ta ka arritur të bindë për të veshur fanellën bardhekaltër.

Një kërkesë zyrtare në drejtim të Tares do të ishte kulmi i karrierës së tij si drejtues dhe do të ishte e pamundur që ta refuzonte. Kalimi bëhet akoma më i lehtë me mbërritjen e Leonardos.