TIRANE- Ardit Bido është përfshirë dje në një debat me zëdhënësin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare përsa i përket pozicionit që kishte Fan Noli në kishën Shqiptare. Debati ndërmjet tyre e pati zanafillën në njoftimin e KOASH ku thuhej se Fan Noli ishte Episkop.

Menjëherë pas kësaj, Bido theksoi në rrjetin social “facebook” se Noli ka qenë Mitropolit dhe jo Episkop gjë e cila çoi edhe në debatit ndërmjet tij dhe zëdhënësit të KOASH Thoma Dhima. “A e di vallë KOASH që Theofan Noli ishte Mitropolit dhe jo thjeshtë Episkop siç e paraqitën në njoftimin e fundit”,- theksoi Bido. Menjëherë erdhi edhe reagimi i Dhimës i cili e kundërshtoi këtë njoftim të Bidos duke theksuar se Noli ka qenë Mitropolit deri në momentin kur u largua nga Shqipëria.