Thomas Brdaric 'kërcënon' Tiranën: Ne futemi në fushë vetëm për fitoren, kemi 5 mungesa

Thomas Brdaric 'kërcënon' Tiranën: Ne futemi në fushë vetëm për fitoren, kemi 5 mungesa

Thomas Brdaric

Tirana dhe Vllaznia luajnë nesër në "Air Albania" duke nisur nga ora 16:00 për raundin e 35-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në Superligë. Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

Nga Shkodra kroato-gjermani i rikthyer në stolin e shkodranëve vetëm disa javë më parë "kërcënoi" bardheblutë para 'Klasikes', paçka se të tijtë do jenë me pesë mungesa. Dy vendet e para kërkon Vllaznia për në "Final 4", kjo për t'u favorizuar nga skema.

"Nesër Klasikja, futeni për tri pikë?  Është një ndeshje speciale dhe e madhe, ne shkojmë për të marrë tri pikë. Dy ndeshjet e fundit na dhanë shtysë dhe do përgatitemi për një ndeshje të fortë. Tirana përgatitet për "Final 4".

Tirana me mbrojtjen më të dobët, Vllaznia ka golashënuesin e sezonit - Fokusi nuk është vetëm te Balaj, ai është një lojtar i madh në Shqipëri, por duhet të gjejmë zgjidhje të tjera. Na duhet një lojë e mirë për të dalë te rezultati.

Ju mund ta ndjeni kur arrini objektivin, duhet të kemi të njëjtë energji nga fillimi në fund. Ne shënuan në fund ndaj Dinamos ndaj çdo minutë është e rëndësishme.

Besimi te të rinjtë - Kevin Dodaj është një lojtar që e ka të ardhmen para, një talent me potencial që shënoi në duelin e fundit. Ka besim në stërvitje, të shohim si do shkojë nesër dhe në ndeshjet e fundit do kemi nevojë për të gjithë.

Mungesat - Kemi pesë mungesa. Krymin do e kemi në tribunë, por është e rëndësishme që të kemi mbështetje dhe nga ata që nuk janë në fushë. Hakaj ka probleme, Smajli po, ka qenë me mjekim. Të shohim se çfarë ndryshimesh do bëjmë. Ende nuk e kemi vendosur formacionin, e kam diçka në mendje.

Objektivi për dy vendet e para që favorizohen nga skema - Jam realist, vendi i parë i dytë dhe i tretë do sigurohen në këto sfida. Ne jemi të qetë dhe të motivuar. Kemi marrë shenja të mira, jemi të gjithë për një drejtim bashkë me klubin.

Tirana e ka si finale- Po, ata luajnë kundër Vllaznisë. Një kundërshtar i fortë për ta. Mezi e pres këtë betejë të fortë. Stojanovic na u kthye dhe jam i gëzuar.

Barazimi ? Jam i lumtur kur marrim pikë, për këtë po shkojmë në Tiranë. Ju më njihni, ne shkojmë për fitore", tha Brdaric.

Vllaznia me 58 pikë ndodhet e dyta, dy pikë pas Egnatias kryesuese dhe së bashku me Partizanin janë tre ekipet që matematikisht e kanë siguruar "Final 4". Tanimë gara bëhet vetëm për vendin e katërt.

Tirana me 46 pikë mban vendin e gjashtë, një pikë më pak se Dinamo dhe Skënderbeu që janë në garë për "Final 4".

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin