Thomas Tuchel refuzon qëndrimin te Bayern Munich! Emergjencë për një trajner

Thomas Tuchel refuzon qëndrimin te Bayern Munich! Emergjencë për një trajner

Thomas Tuchel

"Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i Bayern Munich. Ka pasur kontakte për të parë nëse mund të vazhdojmë së bashku, por nuk kemi arritur një marrëveshje  dhe nuk do të them arsyet, për këtë arsye vendimi i marrë në shkurt mbetet", këto ishin fjalët e Thomas Tuchel në prag të ndeshjes kundër Hoffenheim, pavarësisht një kontrate deri në qershor 2025.

Kohët e fundit ishte folur për mundësinë e vazhdimit të kontratës mes palëve pavarësisht një ndarjeje tashmë të paralajmëruar. Sot mbërriti sërish konfirmimi se rrugët e tyre do të ndahen.

Tuchel është kontaktuar nga Milani, por diskutimet pushuan menjëherë: kjo për shkak të kërkesave të larta, pasi trajneri gjerman kërkonte shumën prej 12 milionë eurosh në sezon.

Më herët bavarezët janë refuzuar nga Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Ragnick. Tanimë shpresa e Bayern është Roberto De Zerbi, italiani që drejton Brighton në Premier League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan