Kryeministri Rama është shfaqur i revoltuar me qytetarët që nuk po arrijnë të kuptojnë se jemi në gjendje lufte dhe se masat e marra por edhe kushtet e jetesës do të shfaqin një gjë të tillë. Në një kohë lufte nuk mund të jetojmë si të jemi në festë  dhe kjo nuk është më çështje dëshire, por mundësie, pasi shteti aq mundësi ka. Ai ka sqaruar se këto masa janë rezistencë për ekzistencë, të nevojshme për të mbrojtur familjet dhe çdo jetë njerëzore.

Rama theksoi se po bëhet gjithçka nga shteti për të ndihmuar familjet në nevojë, por pakot e ndihmës nuk janë si për festë, po ndihma në gjendje lufte. Një luftë që do zgjasë gjatë dhe jo vetëm dy apo tri javë.

"Ndihmat nuk do jenë shumë të mëdha, se nuk mund ta shkundim arkën e shteti, lufta është e gjatë, kush ju tha që kjo luftë është histori dy javësh e pas dy javësh do dilni të përqafoheni? Kjo është luftë për ekzistencë nuk është kukamshfeti. Nga uri shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë, dhe mos mallkoni ato pako apo qese, pasi janë pako lufte dhe jo  festash", shprehet Rama.