Në darkën tradicionale me ambasadorët, Kryeministri Edi Rama bëri edhe një batutë për kritikët që thonë se ai fiton pasi ka opozitën e dobët përballë.
Në këtë pikë kreu i qeverisë kujtoi se gaboheshin në këtë konstatim, duke kujtuar lidhjen e tij me bashkëshorten Linda Rama që kur ai ishte në opozitë dhe se si ajo e bëri më të fortë në rrugëtimin e tij, duke qenë 'opozita' më e mirë për të.
Dhe se në kohën kur ai u bë kryeministër, ndërkohë ishte martuar me Lindën, duke ia atribuar asaj meritën e forcës që ka.
"Më lejoni ta mbyll me diçka të veçantë që thuhet larteposhtë: “Ai fiton, se opozita është e dobët”. Më lini t’ju them se kjo është një gjysmë e vërtetë, pra një gënjeshtër e madhe, sepse, si burrë, isha i bekuar kur Linda ra dakord të martohej me mua", u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se forcën e merr prej saj. E si një rrjedhojë e paqëllimtë e këtij bekimi, ndodhi që u bëra Kryeministër me të në krah, që do të thotë, me opozitën më të ashpër. Në shtëpi! Pa britma, pa sharje, pa shpifje, të cilat, në fund të fundit, i përballon lehtë, por me pyetje të vështira e me argumente të forta për t’u rrëzuar dhe, meqë ra fjala, ose natën vonë, ose herët në mëngjes. Pra, nëse ka një arsye kryesore për fitoret e mia, është se jam jo vetëm i stërvitur mirë, por edhe në mënyrë të pandërprerë me opozitën më të ashpër dhe më të mirëpërgatitur. Merreni kështu siç po ua them, mund të jetë edhe më keq sesa kaq sa po them!", kujtoi Rama me nota humori.
Lajmi kryesor:
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.4%
-
Pak
13.1%
-
Aspak
70.5%
Vota total: 61
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Aleancë strategjike me izraelitët e SHEBA-s për kthimin e QSUT në qendër ekselence
24 Janar, 11:37
-
NBA/ Lakers leksion kampionëve të Celtics, Jokic fenomenal te Denver! Fitojnë Bucks e Warriors
24 Janar, 10:38
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
-
SHBA/ Reagimi i zv.presidentit Vance kur hyri në Zyrën Ovale: E pabesueshme! Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve: Një i ri nga Appalachia arrin majat e pushtetit (VIDEO)
24 Janar, 08:05
-
SHBA/ Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
24 Janar, 07:17