'Thumbon' Thomas Tuchel: S'mjafton vetëm fusha për të mposhtur Real Madridin

'Thumbon' Thomas Tuchel: S'mjafton vetëm fusha për të mposhtur Real Madridin

Pozicioni i dyshimtë dhe 'tërbimi' i Tuchel

Bayern Munich u eliminua mes polemikave nga Real Madrid në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Bavarezët shënuan të parët, por më pas u përmbysën 2-1 në fund nga dopieta e Joselu.

Në shtesë ekipi gjerman ka pretendime për një pozicion jashtë loje të paqenë, që në vijimin e aksionit erdhi goli i barazimit që nuk vlente. Pas ndeshjes për mediet trajneri Thomas Tuchel i miqve tha se Realin nuk mjafton ta mposhtësh vetëm në fushë.

"Jemi shumë të zhgënjyer, por njëkohësisht edhe të inatosur për atë vendim të arbitrave në fundin e ndeshjes. E ndaluan lojën për pozicion jashtë loje, por nuk u duk një pozicion jashtë loje. Të mundësh Realin duhet të fitosh edhe në dushe pasi vetëm fusha nuk mjafton.

Gjithsesi, më vjen keq sepse e pësuam golin e barazimit nga një gabim i lojtarit tonë më të mirë (Neuer), pastaj erdhi ai vendim skandaloz i arbitrave. Marciniak më kërkoi falje, e pranoi se ishte një gabim. Nuk ishte vetëm gabimi i tij, nisi nga anësori që ngriti flamurin pa qenë i sigurt për pozicionin jashtë loje. Ishin dy gabime në një aksion, kishte kaos.

Nga ana tjetër, jam i lumtur për performancën e të besuarve të mi, nuk është e lehtë në Madrid. Në Bernabeu nuk ka nevojë të jesh perfekt, mjafton të jesh shumë i mirë. Ne ishim, por jo deri në fund. Lamë gjithçka në fushë”, u shpreh Tuchel.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
'Real Madrid bën diferencën me arbitra', de Ligt: Gjyqtari më kërkoi falje


Mbrojtësi i Bayern Munich, Matthijs de Ligt foli pasi ekipi i tij u eliminua nga Real Madrid në gjysmëfinalen e Champions League. Holandezi tha se arbitri i kërkoi falje pas ndeshjes, për pozicionin jashtë loje të shumë diskutuar në fundin e sfidës.

"Gjyqtari anësor më tha: ‘Më falni, bëra një gabim’. Ka qenë turp. Nuk dua të them se Real Madridi i ka gjithmonë gjyqtarët me vete, por kjo bëri diferencën sot. Reali, kur mendoni se janë të vdekur, merr frymën e fundit… kjo është arsyeja pse ata kanë 14 Liga të Kampionëve”, tha mbrojtësi holandez.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

​Papa Françesku: Duhet t'i mirëpresim ata që trokasin në dyert tona

​Papa Françesku: Duhet t'i mirëpresim ata që trokasin në dyert tona