Puna me dorë është një traditë e lashtë dhe moderne njëkohësisht. Ajo është në dispozicion për të gjithë, stimulon kreativitetin dhe është gjithashtu e dobishme si aktivitet anti-stres. Thurja me dorë është shumë e popullarizuar edhe në mesin e yjeve të Hollivudit, duke përfshirë Julia Roberts dhe Sarah Jessica Parker. Me pak fjalë, thurja nuk është më një hobi për gjyshet , por një mënyrë praktike dhe efektive për të shpëtuar nga ritmi i ethshëm i jetës së përditshme dhe për t’i dhënë fre të lirë imagjinatës.
Midis “yjeve” të dhënë pas thurrjes shkëpusim emrat e aktoreve të famshme: përveç yllit të “Pretty Woman”, janë të apasionuara edhe Kristin Davis e Uma Thurman.
Puna me dorë ka një pushtet të lartë për të relaksuar dhe është burim i një kënaqësie të thellë. Një orë thurje nga pikëpamja mendore mund të marrë vendin e një orë joga, megjithatë, fakti i të qëndruarit në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë gjatë thurjes, mund të krijojë një ngurtësi të muskujve. Dikush mund ta kapërcejë këtë problem duke punuar në një pozicion në këmbë dhe herë pas here duke pushuar.
Fakti i përsëritjes së lëvizjeve të sakta dhe gjithmonë identike me veten e tyre, ndihmon për të ngadalësuar normën e zemrës dhe për të ulur presionin e gjakut. Progresi i vazhdueshëm i punës, ndërsa topi rrotullon ngadalë dhe kalimi i fillit midis gishtave janë elemente që kombinohen për të ulur ritmin me të cilin njerëzit përballen me jetën dhe ofrojnë mundësinë për të dëgjuar rrjedhën e mendimeve të tyre. Kjo është një mënyrë efektive për të ulur lodhjen dhe fazat e lehta të depresionit. Me pak fjalë, thurja është një lloj meditimi aktiv, frutet e të cilës rriten dukshëm.
Rrobat e punuara me dorë janë gjithmonë elegante dhe në modë. Tendencat për sezonin e vjeshtës së ardhshme janë një nxitje më tepër për ata që e preferojnë thurjen. Trendet e modës në lidhje me ngjyrat dhe ndjenjat mund të përmblidhet në fjalët: gur, stuhi, mal. Guri është një kthim ndaj ngjyrave të tokës, të ngrohta dhe të ndryshkura. Stuhia fokusohet në ndryshimet klimatike, me hije dhe reflektimet në ngjyra të ngrohta dhe të ftohta. Nga rozë në të verdhë të lehtë dhe të kuqe të ndritshme nga shiu si rërë shkretëtire. Mali sillet me ambiente të natyrës nëpërmjet ngjyrave të ngrohta, të tilla si të kuqe, të përziera me ato natyrore si e gjelbër bari dhe ngjyrë kafe druri.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com