Thyen heshtjen gjyshja e terroristit në Zelandën e Re: Jemi të shkatërruar, nipi ishte tip asocial

Thyen heshtjen gjyshja e terroristit në Zelandën e Re: Jemi të shkatërruar, nipi ishte tip asocial




Tre ditë pas sulmit terrorist në dy xhami të Christchurch në Zelandën e Re, ku 28-vjeçari  Brenton Tarrant la të vdekur 50 persona, kanë reaguar edhe fmailjarët e tij.

Ata kanë dënuar ashpër veprimin që ndërmori i afërmi i tyre. Një ndër ta është edhe gjyshja e Brenton Tarrant, e cila ka deklaruar se nipi i saj ishte një njeri asocial.

81 vjeçarja, Marie Ftizgerald, rrëfen gjendjen e shokut që ka përfshirë familjen e saj.

“Jemi thellësisht të habitur, të shkatërruar, nuk dimë çfarë të mendojmë. Është shumë e pabesueshme për ne të mendojmë se dikush nga familja të ketë bërë diçka të tillë”, ka deklaruar ajo.

 “Ai ka shpenzuar shumë kohë me kompjutera, me internet e duke luajtur lojëra dhe nuk kishte interes për vajza apo që të kishte një të dashur. Që kur nisi të udhëtojë nëpër botë, ndryshoi krejtësisht nga ai djalë që njihnim” ka thënë më pas 81-vjeçarja.

Ndërkohë sipas autoriteteve në Zelandën e Re, 28-vjeçari e kishte paramenduar dhe e kishte planifikuar prej disa muajsh sulmin që ndërmori.

Pas kësaj ngjarje kryeministrja Jacinda Ardern konfirmoi se ligji për armët do të ndryshojë shumë shpejt, ndërsa pranë xhamie janë shtuar forcat e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë