Thyen rekord të ri, gruaja nga Afrika sjell në jetë dhjetënjakë

Thyen rekord të ri, gruaja nga Afrika sjell në jetë dhjetënjakë

Nëna që solli në jetë 10 fëmijë

AFRIKË- Një grua nga Afrika Jugore ka sjell në jetë dhjetënjakë. 37-vjeçarja Gosiame Thamara Sithole ka vendosur rekord të ri, e cila ka nxjerrë në dritë dhjetë fëmijë, të gjithë në shëndet të plotë. Mjekët kishin arritur të dallonin vetëm 8 fëmijë gjatë shtatzënisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në provincën afrikano-jugore të Gauteng. Ajo tani ka thyer rekordin e vendosur nga Halima Cisse nga Mali, e cila lindi nëntë fëmijë në një spital në Marok në maj.

Çifti ka bërë të ditur se shtatëzania ka qenë natyrale dhe nëna nuk i është nënshtruar asnjë trajtimi për fertilitetin. Fëmijët, 7 djem dhe 3 vajza kanë lindur në javën e 29 të shtatzënisë, me lindje cezariane. Ndërkohë 37-vjeçarja është nënë edhe e dy binjakëve 6-vjeçarë. 

Gosiame Thamara Sithole me bashkëshortin

Fëmijët e ardhur në jetë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë