Thyen rregullat, Damiano e Armela
largohen nga shtëpia e Big Brothe

Thyen rregullat, Damiano e Armela<br />largohen nga shtëpia e Big Brothe
Çifti Damiano dhe Armela largohen nga shtëpia e Big Brother pasi janë thyer rregullat e shtëpisë.
 
Në zarfin e zi, i cili u mbërriti banorëve ditën e enjte, ishte shkruar pikërisht dënimi për banorët, njofim ky i dhënë nga Arbana Osmani mbrëmjen e sotme.
 
 Banorëve iu shfaq një video me rregullat e thyera nga Damiano. Së pari, një vajzë u paraqit pranë redaksisë së Big Brother si e dashura e tij. Ajo tha se ata kishin rënë dakord që Damiano do të paraqitej si “single”.

Atyre ju shfaq edhe një video e publikuar nga një miku i Damianos e bërë vetëm pak ditë para nisjes së Big Brother, por askush nuk duhet të dinte për hyrjen në shtëpi. Gjithashtu është vërtetuar edhe se gjatë qëndrimit në hotel, ai ka komunikuar me telefon dhe kjo ishte një shkelje tjetër.
 
Në zarfin e zi shkruhej  “Big Brother është një realit show i vërtetë dhe korrekt. Big Brother duhet t'i garantoje publikut që voton transparencën e konkurrentëve brenda në shtëpi. Për sa i përket konkurrentit Damiano, nuk e kemi më garancinë e kësaj transparence, prandaj Damiano duhet të dalë nga shtëpia”.
 
Armela  ishte partnerja e Damianos në këtë shtëpi, dhe ashtu siç e parashikon rregullorja, ato jetojnë çift e për këtë arsye duhet të largohen të dy. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal