Thyhen mitet e zgjerimit të BE-së! Dokumenti “non-paper” i Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Europë

Grupi Këshillimor i Politikave të Ballkanit në Europë (BiEPAG), i cili përbëhet nga personalitete të larta të politikës dhe shkencës nga Europa dhe Ballkani, në dokumentin e tij ‘non-paper’ mbi zgjerimin e Bashkimit Europian, shkruan se kundërshtimi e presidentit francez Emmanuel Macron mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, është rezultat i rezervave të forta në lidhje me pranimet e mëparshme, një skepticizmi të zgjatur ndaj zgjerimit që vihet re mes elitës franceze dhe shqetësimeve mbi rolin në rënie të BE-së.

Studiuesit e BiEPAG-it thonë se procesi i zgjerimit të Unionit ka qenë në krizë për vite me radhë. Ai, - shkruajnë ata, është aktualisht në “pilot automatik” dhe me një angazhim të limituar nga shtetet anëtare. Po sipas non-paper-it, procesi i pranimit në BE shpesh perceptohet si shumë burokratik.

Një nga “mitet” që thyen dokumenti është ai se qytetarët e BE-së janë kundër zgjerimit. Në fakt, autorët argumentojnë se mbështetja për BE-në dhe institucionet e saj është në nivel rekord, 46% pro dhe 42% kundër.

Dokumenti thekson se “Fakti që disa nga mbështetësit më të mëdhenj të zgjerimit, si Austria dhe Gjermania, dhe kritikët më të mëdhenj të saj, si Franca dhe Holanda, kanë një popullsi skeptike në të njëjtën masë, nuk tregon se angazhimi strategjik i elitave për zgjerimin është rezultat i mendimit popullor, por përkundrazi se skepticizmi mes votuesve po përdoret si justifikim”.

Pas bllokimit të fillimit të negociatave zyrtare të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, Franca paraqiti një dokument pune për reformën e procesit të pranimit në Union.

Rishikimi i shumë diskutuar i metodologjisë së zgjerimit të Bashkimit Europian nga Franca ka si objektivi përfundimtar anëtarësimin e plotë për vendet me statusin "kandidat" por Propozimi francez është i bazuar në katër parime: aderimin gradual, kushte të rrepta, përfitime të prekshme dhe mundësinë që BE të tërhiqet në procesin e pranimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun