Thyhet rekordi botëror për pemën
më të lartë të Krishtlindjeve

Thyhet rekordi botëror për pemën<br />më të lartë të Krishtlindjeve
Është thyer rekordi për pemën më të lartë të Krishtlindjeve në botë. Kjo pemë artificiale u realizuan në Siri Lankë dhe është 57 metra e gjatë.

Pema është vendosur në kryeqytetin Colombo dhe është ndërtuar nga kampioni i kriketit, Ajruna Ranatunga.

Në këtë pemë do të vendosen 600 mijë drita dhe do të ketë gjithashtu edhe një babagjysh me lartësinë 6 metra dhe një slitë prej 12 metrash të gjatë.

Projekti me një vlerë prej 200 mijë dollarësh është kundërshtuar nga Kisha Katolike, e cila u shpreh se këto para mund të kishin shkuar për bamirësi dhe të kishin ndihmuar shumë njerëz në nevojë.

Libri i Rekordeve Guiness, pritet që ta konfirmojë shumë shpejt thyerjen e rekordit për pemën e Krishtlindjeve më të madhe në botë, të cilën aktualisht e mban  pema prej 55 metrash, e ndërtuar vitin e kaluar në provincën kineze të Guanzhou.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'