Sot ka festë në shtëpinë e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Gruaja e tij, Georgina Rodriguez, feston ditëlindjen dhe s’kishte si të mungonte një urim me fjalë unike nga futbollisti, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpreh fjalët më të ëmbla për të.
“Për nënën, partneren, shoqen, gruan time… Gëzuar ditëlindjen, dashuri. Ti je dritë që ndriçon e na dhuron dashuri”, ka shkruar Ronaldo krahas një fotografie në llogarinë e tij në Instagram.
Georgina Rodriguez, e lindur më 27 janar 1994, ka mbushur sot 30 vjeç.