'Ti më shpëtove nga koma', Navalny nga spitali dedikim romantik për bashkëshorten në 20-vjetorin e martesës

'Ti më shpëtove nga koma', Navalny nga spitali dedikim romantik për bashkëshorten në 20-vjetorin e martesës

Alexei Navalny me bashkëshorten

Dashuria shëron dhe të kthen në jetë. Ky është rasti i lidhjes të fortë të liderit opozitar rus Alexei Navalny dhe bashkëshortes së tij Julia. Në një postim në instagram përbri fotos së publikuar për të gjithë ndjekësit, politikani shkruan: “Julia, më ke shpëtuar nga koma, kjo duhet të vendoset në librin e testeve të neuroshkencës.” Në një nga momentet më të vështira mes jetës dhe vdekjes, Navalny në përvjetorin e 20 të martesës nuk harron të falenderojë e të shprehë mirënjohjen për gruan që dashuron. Foto e të dyve është shkrepur në spitalin Charite të Berlinit, ku Navalny është duke u trajtuar pas daljes nga koma.

Lideri opozitar rus ka qenë aktiv kohët e fundit në Instagram ku ka publikuar foto nga spitali, me infermierët dhe më pas duke ecur në shkallë. Alexey Navalny kohët e fundit ka ardhur duke u përmirësuar, pasi u helmua me agjent nervor të llojit Novichok.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rras lala: 23/09/2020 01:04

    Mendimi im eshte se kjo ceshtje duhet te shqyrtohet nga SPAKU dhe GJKKO dhe jo ti lihej gjykates se rrethit. Vete prezenca e Fjolles ne gjykate pa pranga shtyrja e vendimit nga gjyqtarja disa here e paralajmeronin se Fjolla Morina do te merrte masen e sigurise arrest shtepiak Vetem mashtrimi qe i beri trupit gjykues se ishte shtatzane duhej te lihej ne burg dhe jo ne shtepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga Broja te Daku dhe miqësoret me Kilin e Suedinë, Lala për Report TV: S’do doja të isha në vendin e Sylvinhos!

Nga Broja te Daku dhe miqësoret me Kilin e Suedinë, Lala për Report TV: S’do doja të isha në vendin e Sylvinhos!