Pavarësisht sesa herë njerzit degjojnë te flitet për Përmetin, mendja u shkon në tolerancën që e karakterizon këtë zonë. Por edhe ky rreth nuk bën përjashtim nga problemet sociale kombëtare.
Prej kohësh në Përmet vazhdon një projekt i Bashkisë në bashkëpunim me UNDP-zyra e Shqipërisë kundër dhunës në familje. Marrëveshja për fazën e dytë u nënshkrua me 01.10 2015, dhe ndryshe nga faza e parë kësaj here projekti më i ri u quajt "Ndërtimi i nje mekanizmi referimi të qëndrueshem për t’ju përgjigjur në mënyrë efektive rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”.
Nuk u fokusua vetëm qendra urbane, pra qyteti i Përmetit, por edhe nëpërmjet zgjerimit të ndikimit të tij edhe në zonat sub urbane dhe rurale.
Kordinatorja pranë bashkisë Përmet zonja Arjana Papanastasi tregon në një pronocim për gazetarët:
-“Edhe faza e dytë e projektit rezultoi e suksesshme. Deri më tani janë kryer një sërë aktivitetesh të rëndësishme ku mund të përmend: Takim me punonjeset e fasonerisë. Takime në shkolla me nxënës të moshave dhe klasave të ndryshme. Takime në katër njësitë administrative që mbulon bashkia e re e Përmetit. Gjykata e rrethit gjyqësor Përmet ka lëshuar deri me tani 9 urdhra mbrojtjeje. Kemi shpërndarë paketa me ndihma ushqimore për rreth 15 familje në nevojë. Ndihmë viktimave të dhunës duke u akorduar veshmbathje në 5 raste. Takime me gjimnaziste dhe angazhim të tyre në pjesmarrje në fushata kundër dhunës me bazë gjinore. Mbledhje te Komiteti drejtues të projektit një herë ne 4 muaj. Mbledhje e ekipit teknik 1 herë në muaj. Raste dhe terapi klinikë të trajtuara në zyrë 9 herë duke kontraktuar një psikolog dhe avokat në mbështetje të projektit, duke përfituar njëkohësisht edhe komuniteti edhe viktimat e dhunës
Pavarësisht rasteve jo të shumta të dhunës në familjen dhe shoqërinë përmetare, Përmeti mbetet simboli i tolerancës dhe zgjidhjes së shpejt të konflikteve. Projekti ka pasur dhe do te kete si synim primar parandalimin e çdo lloj dhune pavarësisht kostos dhe reagimi i koordinuar i komunitetit mbetet një prej urave bazike ku mbështetet projekti dhe aktorët kryesorë”.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com