TIA: Gjyqtarë pa integritet
me imunitet dhe me pak rroge

TIA: Gjyqtarë pa integritet <br />me imunitet dhe me pak rroge
TIRANE- Një njeri qëndron para disa shkallëve të cilat fillimisht janë të drejta më pas spirale dhe duket se nuk kanë fund, ndërsa ai vazhdon të jetë në shkallën e parë. Një paralelizëm me vetë Shqipërinë dhe rrugën e saj të gjatë drejt integrimit për në familjen e shumëdëshiruar të Bashkimit Europian.

“Progresi është i ngadaltë dhe nuk po ecën sipas nevoja që ka vendi ynë por dhe në raport me vendet e tjera të rajonit të cilat synojnë anëtarësimin në BE”. Ee nënvizon dhe raporti i Transparency international i cili raportin për Shqipërinë e hap me fotografinë e njeriut para shkallëve të pafundme.

Transparence International monitoron progesin në luftën kundër korrupsionit në tre shtyllat kryesore të shtetit: Sistemi gjyqësor, legjilativ, dhe administrata publike. Këto tre fusha janë dhe pikat kyce ku BE mat progresin për të bërë më pas vlerësimin për rrugën e anëtarësimit.

Në një raport prej më shumë se 150 faqem TI përshkruan në detaje procesin se ku ndodhen aktualisht tre sistemet në kuadër të luftës së korrupsionit, forcimit të ligjit dhe shtimit të transparencës si dhe jep dhe rekomandimet.

GJYQËSORI
Një sistem gjyqësor problematik, me një pavarësi të brishtë, perceptim të integritetit të gjyqtarëve të ulët, me një etikë ( të gjyqtarëve) që vazhdon të jetë problem, dhe me imunitet. Jo vetëm kaq, buxhet i vogël, gjyqtarë me pagë më të ulët në rajon dhe ku mungon infrastruktura e cila rrezikon sigurinë fizike por dhe integriteti i gjyqtarëve shpesh është i dhunuar. Gjithashtu problemet ligjore në gjyqësor mbeten “komplekse dhe të shumta”. Janë shqetësimet që Transparence international në raportin e perceptimit të indeksit të korrupsionit në rang botërorë të publikuar më 1 dhjetor.

BUXHETI I SISTEMIT TË DREJTËSISË MË I ULËTI
TIA shpreh shqetësimin se buxheti i akorduar për sistemin e drejtësisë në 2011, 165.000 Leke milion lek, më I vogël se në 2010, I cili ishte 242.000 milionë lekë. Madje buxheti i kësaj ministrie ishte më i vogli, në krahasim me buxhetin e 12 ministrive të tjera, ndërkohë që Ministria e Financave kishte ende një buxhet më të vogël.

PROBLEM INFRASTRUKUTURA
Raporti tërheq vëmendjen në përmirësimin e infrastrukurës gjyqësore. “Nga një vëzhgim në Gjykatën e Tiranës zyrat e gjyqtarëve janë shumë të vogla dhe zanokisht përdoren dhe si salla gjyqi. Kjo praktikë dhunon principin e zhvillimit të gjyqeve me dyer të hapura si dhe mund të jetë një mundësi që gjyqtari të korruptohet” Po kështu mungesa e infrastrukturës rrezikon sigurinë fizike por dhe integriteti i gjyqtarëve shpesh është i dhunuar

PAGAT MË TË ULËT
Gjyqtarët në Shqipëri kanë pagat më të ulëta në rajon, (50 % më të ulëta se në Kosovë) po kështu dhe numrin më të vogël të gjyqtarëve në Europë, 350 gjithsej.
Gjyqtarët e gjykatave të qarkut kanë një pagë që mund të konsiderohet më e ulët se një punonjësi i sektorit të lartë publik.

GJYQTARË TË PAAZHORNUAR MBI LIGJET E REJA
TIA raporton se gjyqtarët trajnohen rregullisht por megjithatë pak trajnime kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në ligjet ndërkombëtare,dhe ato të ratifikuara në Shqipëri dhe “në shumë raste ligji nuk intepretohet në mënyrë të drejtë, për shkak të mungesës së informacionit mbi të rejat. Kjo duhet të merret domosdoshmërisht parasysh”- nënvizon raporti.

TË HIQET IMUNITETI
TIA këmbëngul në heqjen e imunitetit të gjyqtarëve i cili jo vetëm i mbron ato nga gjykimi por edhe nga hetimi, kjo e bën shumë të vështirë mbledhjen e informacioneve kundër këtyre gjyqtarëve dhe më pas dërgimin e tyre në gjykata për akuzën e korrupsionit ose shpërdorimit të detyrës. “Niveli i ulët i ndëshkimit shkakton pengesa në parandalimin e luftës kundër korrupsionit.”

KONFERENCA GJYQESORE
“Sidoqoftë- nënvizon TIA- problemet ligjore në gjyqësor janë komnplekse dhe të shumta” Nuk ekziston ende ligji që rregullon funksionimin e Konferencës së Gjyqtarëve. Me shqetësim sheh prezencën e ministrit të Drejtësisë në KLD, dhe kompetencën e tij për të propozuar masa disiplinore si dhe fillimin e hetimeve për gjyqtarët. “Megjithëse është vënë re një bashkëpunim mes KLD e Ministrisë së Drejtësisë, prezenca e këtij të fundit, prapë se prapë është shkelje e principit të ndarjes së pushteteve”

PAVARËSIA E GJYQESORIT
Pavarësia e gjyqësorit është e brishtë. Aktualisht në KLD ministri i Drejtësisë ka të drejtë të nisë masa disiplinore. Kompentencat e ministrit bën që ndërhyja e ekzekutivit në gjyqësor të jetë e lartë.

KLD DHE PRESIDENTI

TIA raporton se nuk ka të dhëna që ky insitucion të ketë bërë emërime apo shkarkime që nuk janë në përputhje me ligjin. Megjithatë, gjatë një interviste me kreun e departamentit të ligjit u përmend fakti se gjyqtarët në Gjykatën e Apelit zakonisht nuk përfaqësojnë vlerat e larta profesionale

Amendamentet e reja kushtetuese nuk mbrojnë rolin e presidentit si një garantues dhe mbrojtës i balancës mes dy pushteteve. Në një kohë që Presidenti mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, dhe pa konsensus, fuqia e ekzekutivit vazhdon të jetë kryesorja në emërimin e gjyqtarëve. Në këto kushte sistemi gjyqësor është dhunuar dhe përbën rrezik për të ardhmen e këtij sistemi në Shqipëri.

GJYQTARËT ME INTEGRITET TË ULËT, ETIKA PROBLEM

Gjyqtarët shpesh nuk respektojnë principet e komunikimit. Aktualisht ekziston Kodi i Etikës por nuk ka forcë ligjore. Nuk ka përmirësim në evoluimin e integritetit të gjyqtarëve, perceptimi për këtë mbetet në nivelet më të ulëta.

REKOMANDIMET
1 Të bëhen ndryshime në ligjin për “funksionimin e sistemit gjyqësor” si dhe në ligjet e tjera që kanë lidhje me të. Konkretisht të hiqet imuniteti për gjyqtarët, forcimi i etikës, ndalimi i ndërhyrjes së ekzekutivit në gjyqësor si dhe caktimin e kritereve për emërimet e gjyqtarëve
2 - Angazhim serioz politik dhe financiar në përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore në sa i përket kompetencave të njeriut, objektet, listën e pagave dhe administrimin ligjor.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige