110 vjet forca të armatosura/ Bandat frymore të Italisë, Greqisë e Anglisë: Shqipëria do të bëhet

TIRANË- Orkestruesi i bandës frymore italiane thotë për Report Tv se Shqipëria është një vend mik dhe pjesëmarrja në këtë eveniment të rëndësishëm, është tregues i kësaj miqësie të çmuar.

“Fillimisht jemi krenar që përfaqësojmë Italinë për këtë aktivitet. NA duket një vend i rritur dhe I zhvilluar më shumë nga viti në vit. Jemi surprizuar nga kjo qendër kaq e bukur, historike dhe me kaq shumë njerëz. I bëjë urimet më të mira Shqipërisë, pasi e meriton dhe në kontekstin e historisë që ka mbi kurriz. VIVA L’Albania”, tha ai.

Në sheshin afër Xhamisë së “Et’hem Beut”, ndaluan për të soditur muzikën italiane dhjetëra qytetarë vendas e të huaj.

“Duhet ta shohim pozitivisht. Shqipëria do të bëhet. Duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Çdo kush nga duhet të japi kontributin e tij për këtë”.

“Shqipëria është shumë e bukur. Është e mrekullueshme. Unë kam ardhur edhe më herë dhe Shqipëria është bërë edhe më e bukur. Fakti që banda frymore luan muzikë për 110 vjetorin e  pavarësisë është një gjetje e bukur”.

“Ushqimi, njerëzit janë fantastik. Ishim në Vlorë, Korçë. Do i themi dhe miqve tanë ta vizitojnë këtë vend”, shprehen të pranishmit në festë.

Mes atyre që patën mundësi të shijon atmosferën festive ishte edhe kjo vajzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nuk vjen për herë të parë në Tiranë.

“Kam qenë disa muaj më parë në Shqipëri dhe tani jam këtu me Kishën dhe e dua shumë Shqipërinë. I Love It. Kam vizituar, Vlorën, Tiranën, Korçën, Pogradecin. Shumë të bukura. Lidhja ime me Shqipërinë e madhe tanimë”, thotë një tjetër.

Për të kremtuar 110-vjetorin e forcave të Armatosura, në kryeqytet performuan muzikë tradicionale edhe bandit frymore e Britanisë, Greqisë dhe ajoi e Kosovës. Ndërkohë koncerti i madh për 110 vjetorin e krijimit të FA, do të zhvillohet te pallati i Kongreseve më 4 dhjetor.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë