Kur në vitin 1989 shumë regjime komuniste u përmbysën në Evropë, nxënësit e më shumë se 40 universiteteve, së bashku me punëtorë, intelektualë dhe zyrtarë publikë, marshuan në sheshin Tiananmen në Pekin për liri dhe demokraci.
Në natën ndërmjet 3 dhe 4 qershorit të vitit 1989, tanket e ushtrisë vranë mijëra njerëz, ndoshta 10 mijë, duke i dhënë fund protestave të studentëve. Autoritetet për gjatë gjithë natës arrestuan dhe keqtrajtuan qindra protestues.
Emblemat e atij revolucioni të përgjakshëm janë ende në kujtesë: njeriu që mbante në duar dy buqeta me lule dhe u përballë me tanket e ushtrisë apo dhe tankisti që nuk iu bind urdhrit të eprorëve të tij për ta shtypur studentin e guximshëm.
Edhe pas 30 vitesh, masakra në Sheshin Tianenamen mbetet një nga temat më delikate në politikën kineze. Politika shtetërore po bën përpjekje për ta fshirë atë nga historia. Ministri i Mbrojtjes së Kinës duke folur për ato ditë, ka mbrojtur vendimin e qeverisë komuniste për ta shtypur me dhunë protestën e sheshit Tienanmen: “Ishte një trazirë politike që kërkonte rrëzimin e Qeverisë Qendrore. Përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm” – është shprehur Wei Fenghe.
Data 4 qershor 1989 është ende sot një datë e ngrirë. Eshtë data kur në rrugët e kryeqytetit kinez, Partia Komuniste Kineze masakroi njerëzit e saj duke tronditur botën. Censura e shumë prej episodeve të masakrës së sheshit Tienanmen në Pekin vazhdon ende sot. Kujtesa zyrtare kineze i mëshon vetëm justifikimit: “Për arsye shtetërore”
Përgatiti Ilir Çuçi
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë
14 Tetor, 22:51
-
Tenis/ Dramatike në Pekin, Alcaraz 'zbret nga froni' Sinnerin! Finalja e Kina Open zgjati 3 orë e 23 minuta
2 Tetor, 14:38
-
Kritikoi ekonominë e Kinës, zhduket pa gjurmë nëndrejtori i Institutit të Ekonomisë në Akademinë e Shkencave Sociale! Nuk është parë prej muajit prill
25 Shtator, 09:42
-
Putin niset drejt Kinës, nesër do të takohet me Xi Jinping! Pekini: Diskutime për marrëdhëniet 2-palëshe e bashkëpunimin
15 Maj, 18:06
-
Blinken takohet me presidentin kinez Xi Jinping: SHBA dhe Kina duhet të jenë vende partnere dhe jo rivale
26 Prill, 11:27
-
Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan, më i forti në 25 vitet e fundit! Ndërtesa të shembura dhe njerëz nën rrënoja (VIDEO + FOTO)
3 Prill, 08:23
-
Tajvani njofton aktivitetin e parë të madh ushtarak kinez pas zgjedhjeve presidenciale
18 Janar, 09:22
-
Zgjedhjet në Tajvan, fiton Lai Ching, ‘problematiku’ i Kinës
13 Janar, 14:54
-
Stuhi dëbore e temperatura rekord, i ftohti kaplon Pekinin
25 Dhjetor 2023, 11:19
-
Lavrov mbërrin në Pekin përpara vizitës së Putinit në Kinë
16 Tetor 2023, 09:41
-
'Tensione' mes Pekinit dhe Uashingtonit, Kina ekspozon 52-vjeçarin që punonte si spiun i CIA-s në ushtri
11 Gusht 2023, 20:59
-
VIDEO/ Përmbytjet masive në Pekin, makina përfundon në gropën e krijuar në mes të autostradës nga shembja e urës
4 Gusht 2023, 12:04