Juventusi u mposht këtë të dielë 0-2 nga Fiorentina dhe me shumë mundësi humbi lidhjet me zonën e Champions League, vetëm një javë nga fundi i sezonit në Serie A. Nëse përpara ndeshjes 'Zonja' mbante vendin e tretë dhe as e mendonte këtë disfatë, tanimë fatet për një vend mes katër më të mirëve nuk janë vetëm në dorën e saj, pasi ndodhet në pozitën e gjashtë.
Bardhezinjtë duhet të fitojnë derbin kundër Torinos fundjavën që vjen, duke shpresuar që Roma dhe Milani të ndalen në ndeshjet e tyre. Në fundin e sfidës tifozët e Juves kanë protestuar me fërshëllima kundër futbollistëve, teksa ultrasit kanë kërkuar më shumë përgjegjësi duke u thënë lojtarëve që të 'tregojnë b**et' në fushë.
Edhe pas ndeshjes, jashtë stadiumit, një pjesë e madhe e ultrasve kanë protestuar për gjendjen e ekipit, ndërsa kori i tyre ishte 'Juventusi jemi ne'.
Pas disfatës, trajneri Luciano Spalletti nuk e ka fshehur zhgënjimin duke thënë se mund të mos ishin as në Europa League.
"Bëhet ndeshja e jetës tënde, ndeshja ku e hedh poshtë sezonin tënd. Sipas mendimit tim, duhet të fillojmë të reagojmë në mënyrën se si e ushtrojmë këtë presion mbi veten tonë. Është e vërtetë që kjo ndeshje, nga pikëpamja sportive, përcakton shumë gjëra, por niveli i ekipit dhe niveli i futbollit që ofroi mbetet.
Evropa? Jemi në Europa League, mund të kishim qenë edhe jashtë saj, sepse kështu funksionon. U them lojtarëve dhe stafit se është koha të përgjigjen për presionin që kemi në këto ndeshje për 'jetë a vdekje'. Sipas mendimit tim, kemi bërë një rrugëtim ku e pamë skuadrën të reagojë dhe të krijojë për të qenë një skuadër e fortë.
Ka momente të caktuara kur duhet të tregojmë një reagim, personalitet dhe një karakter që na lejon të jemi më të kthjellët në vendimet që marrim, atë që nuk e treguam sot. Ne shkojmë në shtëpi duke marrë përgjegjësitë. Një klub si Juventusi meriton të jetë në Champions League, por ka shumë skuadra të forta dhe ne marrim përgjegjësitë", tha Spalletti pas ndeshjes.
Lajmi kryesor:
Serie A/ Juventusi turpërohet në shtëpi dhe rrezikon Evropën, Napoli siguron Championsin! Roma fiton derbin ndaj Lazios, Milani tri pikë të arta për vendin e 3-të (Renditja)







