Izraeli u ka bërë thirrje banorëve të katër qyteteve dhe fshatrave libaneze të evakuohen, raporton Sky News.
Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, u bëri thirrje banorëve të largohen "të paktën 1,000 metra" larg nga zonat ku banojnë.
"Kushdo që ndodhet pranë elementëve të Hezbollahut dhe objekteve të tyre po vë jetën e tij në rrezik", shtoi ai.
Katër zonat për të cilat Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve janë Arzi, Al-Marwaniya, Al-Babilya dhe Al-Baysariyah.
Kjo thirrje nga Izraeli i paraprin sulmeve të mundshme nga forcat izraelite në Liban dhe vjen në një moment kur në fuqi është armëpushimi mes dy vendeve.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Po shkojmë drejt një rendi të ri botëror, pjesërisht falë rezistencës tonë! Trump: Pa një marrëveshje, Teherani do ta ketë të vështirë







