Legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry, analizoi eliminimin e Real Madridit nga Champions League dhe theksoi se Bayern Munich e meritonte të arrinte në gjysmëfinale. Sulmuesi legjendar vlerësoi guximin e "klubit mbretëror", por pranoi se atyre u mungonte përmbajtja e futbollit në këtë përballje.
"Real mendonte se ishin mbretërit e paprekshëm të rikthimeve, por Bayern u dha atyre një dozë brutale të ilaçit të tyre", ka thënë fillimisht Henry për CBS.
Henry beson se Bayern e shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer momentin kyç të ndeshjes pas përjashtimit të Eduardo Camavingas me kartonin e dytë të verdhë.
"Çfarë ndeshje. E shikon Realin duke i shkatërruar plotësisht në pjesën e parë me Guler dhe Mbappe dhe të gjithë në shtëpi mendojnë se rikthimi është një punë e kryer.
Pastaj Bayerni doli në pjesën e dytë, përdori më shumë lojtarë dhe e shndërroi fushën në një centrifugë. Ata u mbytën plotësisht. Dhe vetëm gjuajtja e Michael Olise në kohën shtesë për golin e fundit të Bayernit, do të sillte eliminimin. Çfarë goli. Të tregosh një qetësi të tillë kundër Real Madridit në minutën e 94-t është diçka e veçantë. Ai është një lojtar i veçantë", tha Henry.
Më pas ish-sulmuesi i Juventusit dhe Arsenalit tha se tifozët e Realit do të qahen në kanalet e komunikimit për gjykimin, por sipas tij Camavinga do duhej të ishte treguar më i zgjuar për mos t'i dhënë mundësi arbitrit për kartonin e kuq.
"Tifozët e Madridit tani do të mbushin rrjetet sociale dhe do të qajnë për gjyqtarin. Ata do të thonë se kartoni i dytë i verdhë i Camavinga ishte i turpshëm, shumë i butë për një çerekfinale të Champions League dhe se gjyqtarët ishin kundër tyre. Por duhet të kuptosh një gjë, kur luan jashtë fushe në 'Allianz Arena', nuk mund t'i japësh gjyqtarit as arsyen më të vogël për të marrë një vendim. Duhet të jesh më i zgjuar se kaq", tha Henry.
Komente






