Tifozët e River Plate sulmojnë autobuzin e Boca Juniors, shtyhet 'Superclassico' (VIDEO)

E gjithë bota I kishte sytë nga ata, por Superklasiko është shtyrë për herë të dytë. Këtë herë jo më për shkak të motit të keq, por për agresionin që tifozët e River Plate bënë ndaj autobusit të Boca Juniors. Në “Estadio Municapl” ishte parashikuar që në orën 21 me orën tonë të luhej finalja e kthimit, por disa tifozë të skuadrës vendase I kanë uruar mirseardhjen në mënyrën më të keqe futbollistëve të skuadrës mike.

Teksa autobusi po përpiqej të futej në stadium, ai është sulmuar me gurë dhe sende të tjera të forta. Siç tregon edhe video futbollistët e Boca Juniors po këndonin në momentin që u sulmuan. E menjëhershme ishte ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës, por që solli edhe dëme për lojtarët.

Disa prej tyre të çarë nga xhamat, por edhe të tjerë të prekur nga gazi I lëshuar u dërguan në spital. Një situatë kaotike për të cilën Boca Juniors kërkoi shtyrjen e ndeshjes. Fillimisht zyrtarët ranë dakord ta shtynin me një orë, më pas një lajmërim tjetër bëri me dije se ndeshja do të niste në orën 23:15. Si përfundim, duke parë hezitimin e Boca Juniors për të dalë në stërvitje ndeshja është vendosur të zhvillohet sonte në orën 21. Përveç Pavonit të dëmtuar, si shkak I këtyre sulmeve Boca Juniors do të humbasë edhe futbollistin Pablo Perez, I cili ka probleme me shikimin. 

Trazirat nuk munguan as ndërmjet tifozëve të River Plate. Disa prej tyre në pamundësi për të gjetur bileta kërkonin të hynin në stadium me doemos duke u përleshur me policinë. Për këtë arsye një numër I madh I tyre është shoqëruar në komisiariatet e Buenos Airesit. 

Sa I takon rezultatit, ndeshja e parë finale është mbyllur me shifrat 2-2 dhe kushdo që kërkon të ngrejë kupën e Libertadores duhet të fitojë me patjetër pasi goli në fushë kundërshtare nuk ka vlerë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)