ARGJENTINËNjë tifoz i ri argjentinas është vetëvrarë pas humbjes së Boca Juniorsit në finale të Copa Libertadores.

Klubi argjentinas u mposht në finale nga Fluminense e Marcelos me rezultat 1:2 dhe tifozi nuk mundi ta përballonte dhimbjen dhe mërzinë që e pësoi, duke i dhënë fund jetës së tij, shkruajnë mediat e huaja.

“Boca është një plehrë. Ata e vranë djalin tim, djali im e vrau veten për ta. Tash nuk e kam djalin më dhe nuk ka lojtarë, e askush tjetër që mund të më ngushëllojë”, u shpreh nëna e shkatërruar e tifozit që bëri vetëvrasje.

Në Amerikën e Jugut futbolli ndjehet më ndryshe, prandaj edhe humbjet përjetohen rëndë nga tifozët.