Tifozët e Kombëtares u përleshën me gjeorgjianët në Tbilisi, ultrasi i Shqipërisë në spital! Dalin pamjet

Tifozët e Kombëtares u përleshën me gjeorgjianët në Tbilisi, ultrasi i Shqipërisë në spital! Dalin pamjet

Tifozët e Kombëtares në Tbilisi

TBILISI - Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi këtë të hënë 0-1 kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, sfidë e vlefshme për Grupi B1 në Ligën e Kombeve.

Një ditë përpara ndeshjes (e diel, 13 tetor), ultrasit e kombëtares shqiptare gjendeshin në Tbilisi, duke u hasur me një pritje aspak normale. Pas ofendimeve në kanalet e komunikimit dhe postimeve me fyerjen e simboleve shqiptare, grupimi shqiptar dhe ai gjeorgjian u ndeshën në rrugët e Tbilisit ku sipas raportimeve pati një përleshje me një të plagosur nga pala shqiptare, i cili shkoi edhe në spital për ndihmë mjekësore.

Tifozët e Kombëtares dhe cënimi i simboleve kuqezi nga gjeorgjianët

Në pamjet e dala vetëm këtë të martë, duket qartë se shkaku i përleshjes ka qenë acarimi mes ultrasve dhe hedhja në tokë e simboleve shqiptare. Ndërhyrja e policisë qetësoi gjakrat, teksa Tifozat Kuq e Zi kërkuan që të shoqëroheshin në stadium nga policia.

Për fat gjithçka u mbyll aty dhe nuk pati përplasje ditën e ndeshjes, me spektaklin që iu la fushës së lojës.

Tifozët e Kombëtares

Tifozët e Kombëtares kuqezi

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?