VARSHAVE - Në ndeshjen e futbollit të ligës polake, mes Legia Varszava dhe Korona Kielce, në tribunat e stadiumit të Varshavës është varur një parrullë, ndër më të poshtrat kundër shqiptarëve, me këtë përmbajtje: “Q… p… shqiptarë. Kosova është Serbi”!
 
Kjo nuk është hera e parë që mbështetësit e ekipit Legia varin transparente të tilla. Kujtojmë se në këtë ekip luan edhe serbi Miroslav Radovic, ndërsa parrulla është shkruar në serbisht dhe në alfabetin cirilik.
 
Polonia ka njohur pavarësinë e Kosovës.
 
pankarta per kosoven
(Në foto: Pankarta me sharjet kundër Kosovës)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)