Tifozët goditën arbitrin e katërt, Egnatia rrezikon shumë ndeshje pa tifozë në Rrogozhinë

Tifozët goditën arbitrin e katërt, Egnatia rrezikon shumë ndeshje pa tifozë në Rrogozhinë

Moment nga nderprerja e ndeshjes

Egnatia rrezikon ti mbyllen dyert e stadiumit për disa ndeshje për shkak se tifozët të dielën goditën arbitrin e katërt, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes me 15 minuta. Për rrjedhojë sanksioni nga Komisioni i Disiplinës pritet të jetë i lartë për rrogozhinasit. Konkretisht në nenin 65 thuhet si më poshtë.

NENI 65

3. Gjatë veprimtarive futbollistike të organizuara nga FSHF… ndalohen sjelljet e mëposhtme:

a. Mbajtja dhe përdorimi i fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, si dhe armëve të të gjitha llojeve;

b. sulmi fizik ndaj çdo pjesëmarrësi në ngjarjen sportive, qofshin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të veprimtarive sportive apo shikues, ose përleshja fizike mes pjesëmarrësve dhe tifozëve;

c. hedhja e sendeve në terrenin sportiv të lojës ose në tribunat e tifozëve;

g. veprimet me të cilat pengohet hyrja apo dalja e pjesëmarrësve në mjedisin sportiv, pengimi i zhvillimit të veprimtarisë sportive apo shkaktimi i pasigurisë në mjedisin sportiv për pjesëmarrësit apo personat e tjerë;

4. Në rastin e verifikimit të shkeljeve të mësipërme, ndaj personave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dënimet si më poshtë:

c. rastet e verifikimit të sjelljeve të përshkruara në paragrafin 3, që shkaktojnë akte të dhunës ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, sanksionohen zhvillimit të jo më pak se 6 (gjashtë) ndeshje pa spektatorë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet motivi i vendosjes së tritolit në fasonerinë e italianit në Tiranë! Edmond Arapi i kishte vënë gjobë 100 mijë euro, Bingaido refuzoi të paguante

Zbardhet motivi i vendosjes së tritolit në fasonerinë e italianit në Tiranë! Edmond Arapi i kishte vënë gjobë 100 mijë euro, Bingaido refuzoi të paguante