SHKODER- Fitorja e Gjermanisë me rezultatin befasues 7:1 përballë ekipit brazilian, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Botës që po zhvillohet në Brazil, është festuar në shumë qytete të botës, por edhe në Shqipëri. Këtë përshtypje ta përforcon më shumë edhe ky gjerman që ka diçka për të thënë pas asaj fitoreje spektakolare që i siguroi Gjermanisë një vend në finalen e madhe të këtij kompeticioni.
Kjo atmosferë festive krejt origjinale në llojin e vet, nuk i përket ndonjë qyteti Gjerman por kryeqendrës së veriut të vendit tonë, Shkodrës.
Jo më kot ky qytet identifikohet si djepi i futbollit shqiptar, kjo jo thjeshtë për faktin aty u luajt për herë të parë futboll në vendin tonë, por për mënyrën se si shkodranët e shprehin dashurinë për futbollin.
Pedonalja e qytetit ishte mbushur si kurrë më parë me tifozë, teksa të jep përshtypjen se përballë Brazilit që është mikpritës i kësaj kupe bote, fitues doli ekipi i Vllazanisë dhe jo Gjermania.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizioni “A1 Report” nuk kanë nevojë për shumë koment, ato japin një panoramë të plotë të entuziazmit të tifozëve gjermanë, për të cilët ky rezultat ishte një befasi e madhe, teksa përballë kishin ekipin pretendent për të fituar këtë kupë botë.
Çdo gol i shënuar nga skuadra gjermane shoqërohej më ovacione të forta, ndërsa më përfundimin e ndeshjes tifozët marshuan në pedanale për të kremtuar fitoren mbresëlënëse të ekipit të tyre.
Pamje të tilla magjike nga qyteti sportdashës i Shkodrës me siguri nuk do të na mungojnë.
Ndërkohë atmosfera e fitores gjermane nga metropoli verior mbërriti edhe në kryeqytet, ku tifozë të shumtë të dy ekipeve kishin mbipopulluar lokalet dhe restorantet e Tiranës.
Atmosfera më e nxehtë ishte në pedonalen pranë bashkisë, ku grupe tifozësh deri në minutën e 19 kur Gjermania shënoi golin e parë, shikonin më kërshëri ndeshjen.
Pas këtij momenti gjithçka më pas u kthye në një festë për tifozët gjermanë, të cilëve ekipi i tyre i zemrës në këtë mbrëmje ju dhuroi emocione te forta dhe mbi të gjitha i bëri krenar se përse mbështesin këtë ekip.
Fitorja e Gjermanisë është shoqëruar me atmosferë festive në shumë qytete të vendit tonë, ku numri i tifozëve të këtij ekipi është i konsiderueshëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com