Tifozi i Granadas ndërroi jetë në tribunë, bashkëshortja: Burri im donte të vdiste në stadium, kurohej nga kanceri
Ambulanca që i dha ndihmën e parë tifozit
Futbolli spanjoll vazhdon të mbaj zi për vdekjen e tifozit të Granadës në tribunat e "Los Cármenes" në fundjavë, kur skuadra e tij Granada po luante kundër Athletic Bilbao në La Liga.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të pasi gjyqtari u njoftua për një urgjencë mjekësore. Pas më shumë se gjysmë ore përpjekje për ta stabilizuar, vdekja e tifozit u konfirmua në stadium. Disa orë më vonë u bë i ditur identiteti i viktimës. Ai quhej Antonio, ishte 64 vjeç dhe "do të kishte nënshkruar të vdiste në Los Cármenes", thotë e veja e tij mes lotësh.
"Burri im do të kishte pranuar të vdiste në Los Cármenes... sigurisht," komentoi Nuria Aguilar për gazetën Ideal, për Antonio Trujillo Izquierdo, 64 vjeç, të cilin shërbimet e urgjencës u përpoqën ta rikthenin në jetë, por pa sukses pasi pësoi arrest kardiak në tribunat e stadiumit.
Antonio u diagnostikua me kancer majin e kaluar dhe gruaja e tij i tha se do të luftonte me gjithçka deri në fund, siç thotë motoja e ekipit të tij, Granada: 'Lufta e përjetshme'.
“Nëse nuk do ta kisha parë mirë në mëngjes, nuk do ta lija të ikte. Në fakt, djali im Antonio, i cili është mjek, na tha se po të ishte aq mirë sa thoshte nuk kishte asnjë problem që të shkonte. Burri im do të kishte nënshkruar të vdiste në Los Cármenes… sigurisht. Ai tha se, si Granada, do të luftonte derisa të vdiste. 'Lufta e përjetshme', a nuk thotë kështu?", tha e veja e Antonios.
Në vijimin e lojës një ditë më vonë, kapitenët e të dyja skuadrave vendosën lule në vendin e tij, që mbante numrin 892 dhe ishte i abonuar prej disa vitesh.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
VIDEO/ Marash Kumbulla i shënon Sevillas në La Liga, mbrojtësit i mjaftojnë vetëm 15 minuta
25 Janar, 18:55
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Mbrojtësi i Kombëtares gati për hapin e madh, e kërkon klubi i La Ligas
24 Janar, 10:08
-
VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL
22 Janar, 16:56
-
Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA
22 Janar, 15:32
-
Carlo Ancelotti: Nga Real Madridi largohem së bashku me presidentin
21 Janar, 22:23
-
Florentino Perez rizgjidhet president i Real Madrid
19 Janar, 21:08
-
GOLAT/ Real Madrid merr kreun e La Ligas, 'poker' Las Palmasit! Bilbao fiton në udhëtim
19 Janar, 18:13
-
GOLAT/ Çudira në La Liga, Atl. Madrid mposhtet pas 15 ndeshjeve! Barcelona 1-1 ndaj Getafes
18 Janar, 19:33
-
Amerikanët paguajnë klauzolën, Myrto Uzuni largohet nga Evropa
17 Janar, 08:39
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11