Tifozi kuqezi zbulon skandalin me
mesazhet: Duka na quan legena

Tifozi kuqezi zbulon skandalin me<br />mesazhet: Duka na quan legena
Kualifikimi në Europian dhe kthimi me një fitore nga Franca duket se nuk kanë qetësuar aspak ujërat mes Presidentit të FSHF, Armand Duka dhe grupit të ‘Tifozave Kuqezi’. Një prej anëtarëve të grupimit më të madh në mbështetje të kombëtares, Gentian Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa mesazhe, që sipas tij janë një këmbim e-mail-esh mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe shefes së protokollit, por që gabimisht ua ka dërguar tifozëve kuqezinj.
 
Gjithmonë sipas Gentian Kelmendit, në mesazhet e shkëmbyera, Duka i shkruan shefes së protokollit “Lira. Me kta mbaj qëndrim korrekt. Po i tolerove kta ta marrin per dobesi. Jo te gjithe po nja 3-4 legena. Nuk mund te imponojne daten e takimit kta”, shkruhet ne këtë e-mail komunikimi brenda institucionit.
 
E-mail bën fjalë për një takim në Janar 2016 për çështjen e biletave, ndërsa anëtari i grupit të tifozëve Gentian Kelmendi vendosi që t’i publikojë pas 6 muajve, pas përfundimit të Europianit të Francës.
 
Gentian Kelmendi akuzon Presidentin e FSHF për drejtimin e institucionit me ide komuniste te fasaduara, pas cilësimit të tifozëve kuqezi si legena “E vërtetë Z. Duka që jemi legenat më të papamë që të lëmë ty aty me vite sa turrshi ke hy. E vërtetë z. Duka që legenat janë ata qe ti i le jashtë dhe pa bileta për në Francë dhe nuk reaguan për hir te interesave ma të gjana ndërsa ti shpërndaje bileta për miqtë, politikanët dhe agjensionët turistike.
 
Ndërsa reagimin e tij kundër Dukës, Gentian Kelmendi e mbyll me një premtim “Por këto nuk do harrohen dhe nuk do anashkalohen dhe ta them me bindje qe FSHF -në do e kthejmë te qytetari përkundër larove mediatike dhe gazetarëve që zëvendësojnë papagallët. Nuk e dua kombëtaren për një bilete o legen e as për ty. E dua se me përfaqëson mua dhe kombin tim’ mbyllet reagimi i tij në faqen e Facebook. 


Statusi i Gentian Kelmendit dhe mesazhet e publikuara ne faqen e tij
Gentian Kelmendi
Gentian Kelmendi

Gentian Kelmendi

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn