Në Tiranë të gjithë bënin "Xhiro" në mbrëmje. Vinin madje edhe nga Shkodra enkas me tren për të bërë një "Xhiro" në Tiranë, dhe natyrisht për të sajuar të nesërmen një barcaletë. Me veshje, gjeste, manovra, muhabete, intriga të këndshme, djemtë dhe vajzat mundoheshin t'i binin sa më tepër në sy njëri-tjetrit. "Sa më tepër", por jo "shumë".
Po të bije "shumë" në sy, të pillte groshi, të gjente belaja. Ai që s'merakosej aspak dhe s'bënte asnjë përpjekje të dukshme për të rënë në sy, madje as që dilte në "Xhiro", e megjithatë shquhej më tepër se të gjithë, ishte Tim Xhilaga. Se si e arrinte Tim Xhilaga këtë, një Zot e di.
Duke parë me një mijë vështirësi televizionet e huaja, kryesisht italiane, si dhe ndonjë revistë mode apo spektakli që s'dihej se si depërtonte e rreckosur dorë më dorë dhe ruhej me shumë kujdes të mos grisej asnjë faqe dhe të mos dëmtohej asnjë grimë, të gjithë ishin të etur ta ndiqnin modën e kohës. Pa llogaritur vështirësitë dhe frikërat e panumurta që lidheshin me rrobaqepësin apo rrobaqepësen që ndiqej nga spiunat e lagjes si nxitës apo nxitëse të modës perëndimore dekadente, nuk mund të shihnin të gjithë televizor, nuk mund të çfletonin të gjithë revista.
Për tu bindur cila ishte moda e momentit në perëndim, modeli i pantallonave, i këmishës, me format dhe përmasat e duhura, rripi i mesit, modeli i flokëve, dhe detaje të tjera, për këtë duhej një shembull "live", një model i gjallë. Ky model i gjallë, ky shembull frymëzues, fatkeqësisht nuk isha unë, dhe as ndonjë tjetër. Për të paktën nja njëzet vjet rrjesht në epiqendër të tërmetit njëkohësisht të frikshëm dhe të këndshëm të modës ishte dhe mbeti Tim Xhilaga.
E kush nuk kishte qef të kishte në arsenalin e kujtimeve përvoja sentimentale. Historira me dashnore si nëpër romane dhe filma. Me kacavjerrje natën në katin e dytë, të tretë, apo të katërt. Hedhje nga muri me gjakosje gjunjësh dhe thyerje brinjësh. Zbritje alpinistike me çarçaf të shndërruar në litar nga dritarja e shtëpisë së një oficeri sigurimi pas një nate dashurie me gruan e tij, aventura plazhi, e të tjera rrëfime nga ato që marrin dhenë pasi kalojnë gojë më gojë dhe fantazi më fantazi ndryshohen e zbukurohen e bëhen të pavdekshme.
Kishte djem dhe vajza që kishin të tilla historira nga më të çuditshmet që ua kalonin dhe filmave. Por më të bukurat, më interesantet, më intrigueset, më mahnitëset, më rokambolesket histori dashurie që tregohen sot e kësaj dite dhe do tregohen në jetë të jetëve, i kishte Tim Xhilaga.
Çdo kohë ka kriteret e veta për vlerësimin e aftësive donzhuaneske të djemve për mposhtjen e kështjellave të femrave. Atëherë kriteri kryesor për tu cilësuar një Don Zhuan i thekur apo një Casanova i përsosur ishte numri i dashnoreve. Të gjithë e dinin dhe e pranonin se kampion absolut i numrit më të madh të dashnoreve, atyre të faktuara dhe jo të hamendësuara, ishte Tim Xhilaga.
Sot "katundar" cilësohet një njeri i pasjellshëm, një gdhë, një i papërmbajtur, që vishet keq, flet keq, sillet keq etj. Atëherë "katundar" ishte gjithkush që po ta pyesje 'Kush është Tim Xhilaga ?" ngrinte supet ose thoshte se nuk e dinte.
Kishte ndodhur që ja kishin arrit me u njohë me ndonjë femër të huaj, çka ishte një fitore që nuk korrej lehtë. Ata që në përvojat e tyre e numuronin edhe këtë supersukses, tregonin me frikë dhe mburrje si e kishin puthur apo dhe bërë dashuri në rrethana nga më të rrezikëshmet me tu drish mishi. Kur diktatura ishte më e egër se kurrë, kur gjithçka nxinte, kur çizmja e ushtarit trokiste në çdo rrugë e rrugicë dhe pas çdo qosheje fshihej një spiun, ai që ja arriti jo vetëm t'i puthte por edhe të bënte dashuri me jo 1 por 2 të huaja, për më tepër motra, dhe për më tepër akoma, të parat femra me minifund që janë çfaqur në truallin e Gjergj Kastriotit, ishte Tim Xhilaga.
Në kushte tmerrësisht të vështira në fshehtësinë më të madhe, dikush me radio sa një dollap, dikush tjetër me radio me llampa, një tjetër me radio të vogël me tranzistorë, deri me "radio galenë", kush më pak e kush më shumë, kush më mirë e kush më keq, mes zhurmave e rrapallimave duke ndejt kërrus mbi radio, jo pak shqiptarë dëgjonin kanconeta, dhe pasi i dëgjonin fërshëllenin meloditë ose pëshpërisnin tekstet. I vetmi që kanconetën pasi e dëgjonte vetëm 1 herë e fiksonte pa asnjë gabim si muzikën dhe tekstin ishte Tim Xhilaga.
Nuk ja arrinin të gjithë të dukeshin të natyrshëm. Kishte shumë kopjim, imitim, majmunllëk. Ai që në gjithçka që bënte nuk sforcohej aspak, ai që ishte më se i natyrshëm dhe i vetvetishëm në gjithçka ishte Tim Xhilaga.
Tim Xhilaga ishte një spektakël lëvizës.
Tim Xhilaga ishte një ikonë, një legjendë e gjallë e kohës së vet.
Tim Xhilaga nuk ishte më inteligjent se Ajnshtajni, më vizionar se Dante Aligieri, më i thellë se Shopenhaueri. Tim Xhilaga nuk zbuloi Amerikën, nuk vajti në Hënë, nuk shpiku Internetin, as nuk shkruajti kryevepra. Tim Xhilaga bëri shumë më tepër se kaq; Me shembullin e vet u tregoi shqiptarëve se ka kriminela vrasës që e katandisën Shqipërinë plot me burgje, tela me gjëmba, kongrese, parakalime, por nuk ka zinxhirë që nuk këputen, nuk ka pranga që nuk shkatërrohen, nuk ka zgjedhë që nuk flaket.
Tim Xhilaga ishte ndër të rrallët që nuk i munguan Shqipërisë, ndër ata që nuk e lanë për asnjë çast vajgurin e kandilit të shterrej dhe flakën e qiririt të fikej, zjarrin e njerzillëkut të ftohej.
Tim Xhilaga me ekzistencën e vet e tmerronte sigurimin dhe nomenklaturën më tepër se NATO dhe Traktati i Varshavës. Por s'kishin çfarë t'i bënin. Tim Xhilaga ishte më i fortë se diktatura për një arsye më se të thjeshtë; Diktatura ishte artificiale, e montuar, e imponuar, Tim Xhilaga ishte i vetvetishëm, i natyrshëm.
Internet, celular, fejsbuk, email, kopertinë reviste, sa për të gjitha së bashku këto dëshira e qefe që mbushin sot kokat e shqiptarëve, atëherë ishte 1 njeri i vetëm, Tim Xhilaga.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com