Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës

Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka marrë një letër nga Ministri i Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ai shpreh mirënjohjen për vizitën që Ministri Kosovës ka bërë në Timorin Lindor më datë 15 shtator dhe shpreh se kanë diskutuar gjatë kësaj kohe për cështjet e interesit të përbashkët.

“Timori Lindor ndan eksperienca të përbashkëta dhe solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës.”- shkruan ai.

Përmes letrës së drejtuar qeverisë së Kosovës, qeveria Demokratike e Timorit njeh pavarësinë e
Republikës Kosovës dhe nënvizon :

“Me këtë njohje formale është dëshira ime që Timori dhe Kosova mund të lidhin marrëdhënie diplomatike sa më parë”, thuhet në letrën dërguar Ministrit Hoxhaj.

Në këtë letër po ashtu thuhet se Timori Lindor shpreh urimet e përzemërta popullit të Kosovës për progresin e arritur.

Gjatë takimeve të ndryshme edhe në Fiji dhe New York, Ministri Hoxhaj ka marrë mbështetjen e këtij shteti për të njohur pavarësinë e Kosovës, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

marre nga rtklive.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK